Elon Musk, CEO i Tesla, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të mund të ndalojë rritjen e automjeteve elektrike, pasi ai beson se suksesi i kësaj teknologjie është “i pashmangshëm”.
Miliarderi e krahasoi të ardhmen e veturave me djegie të brendshme me rënien e përdorimit të kuajve në transport. Ai shtoi se problemi kryesor që kishte penguar zhvillimin e automjeteve elektrike, autonomia e baterisë, tani është zgjidhur.
Në përgjigje të një pyetjeje për planet e Trumpit për të ndryshuar politikat e Joe Bidenit për automobilat elektrik, Musk tha se “transporti i gjelbër është i pashmangshëm. Jam i sigurt se të gjithë transporti do të bëhet autonom dhe elektrik, përfshirë aeroplanët”.
Ai shtoi se pavarësisht përpjekjeve, automjetet elektrike do të jenë të pamundura për t’u ndaluar, ashtu siç nuk mund të ishte ndaluar shpikja e motorëve me avull ose me djegie të brendshme, shkruan thetelegraph.
Mbështetja e Muskut për Trumpin është vënë në dyshim pas shqetësimeve se qëndrimi i presidentit të ri kundër subvencioneve për automjetet elektrike mund të ndikonte negativisht në shitjet e Teslas.
Trump kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv që anulonte objektivin e Bidenit për të pasur 50 për qind të automjeteve të shitura deri në vitin 2030 që të ishin elektrike. Ai gjithashtu kishte kërkuar të ndaloheshin subvencionet për automjetet elektrike, ndonëse kjo mund të kërkonte ndryshime në ligj.
Pavarësisht kësaj, Musk ka thënë se Tesla është në një pozicion më të fortë për të përballuar mungesën e subvencioneve, pasi kompania e tij ka investuar më shumë në teknologjinë elektrike dhe është më e fortë financiarisht se konkurrentët. Musk gjithashtu theksoi se avantazhi kryesor i Tesla-s nuk është vetëm teknologjia elektrike, por edhe automjetet vetë-drejtuese dhe robotët autonomë. Ai parashikoi që Tesla do të bëhet më e vlefshme se pesë kompani të tjera të mëdha të kombinuara për shkak të këtyre teknologjive.
Në vitin 2024, shitjet e Tesla-s pësuan një rënie të vogël pas ngadalësimit të bumit të automjeteve elektrike. Shitjet e automjeteve elektrike në SHBA u rritën vetëm 7.3 për qind vitin e kaluar, dhe përfaqësuan 8.1 për qind të tregut, një rritje minimale krahasuar me 7.8 për qind që ishte në vitin 2023. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Tërhiqet Trump: Pezullon tarifat për automjetet e ardhura nga Kanada dhe Meksika

Njihuni me një nga veturat më të gjata ndonjëherë - ofron komoditet dhe fuqi të jashtëzakonshme

Zviceranët kundër ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qyteteve

E vjella gjatë vozitjes - pse shfaqet dhe si ta parandaloni?

Volkswagen ka përgatitur një SUV të ri të vogël

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi