LAJMI I FUNDIT:

Trump, për herë të parë, mban fjalim para Kongresit

Trump, për herë të parë, mban fjalim para Kongresit

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë premtuan se adresimi i parë i presidentit Donald Trump në Kongres, “do të bazohet fuqishëm në zgjidhjen e problemeve të vërteta për njerëzit e vërtetë”.

“Presidenti do t’ua bëjë me dije se ndihma është në rrugë e sipër”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.


Trump do t’iu adresohet të dyja dhomave të Kongresit të martën në mbrëmje.

Adresimi, i titulluar “Përtëritja e frymës amerikane”, do të jetë në radhë të parë për “mundësitë ekonomike dhe mbrojtjen e popullit amerikan”, tha Spicer.

“Do të dëgjoni shumë edhe për migrimin”, tha ai, transmeton Rel.