Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se beson që ka përfunduar rritja e pandemisë së coronavirusit në vend dhe se pritshmëritë e tyre për humbjet e jetëve nga virusi kanë rënë në 60 deri në 65 mijë.
Në një konferencë për media, të Task Forcës në luftën kundër coronavirusit të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se në fund të tunelit ka dritë.
“Me masat që kemi marrë, ndoshta kemi shpëtuar miliona jetë. Deri pak kohë më parë pritej që për shkak të virusit të humbnin jetën 100 deri në 240 mijë njerëz. Por, tashmë mendojmë se vdekjet do të jenë nën 100 mijë. Po shkojmë drejt një periudhe ku mund të ndodhin 60 deri 65 mijë vdekje”.
Duke vënë në dukje se punë të mirë kanë bërë edhe gunernatorët e disa shteteve, Trump tha se “Mendoj që rritja e pandemisë ka përfunduar”.
Paketë prej 19 miliardë dollarë për sektorin e bujqësisë
Trump njoftoi mbi paketën e ndihmës për bujqit amerikanë të cilët po ballafaqohen me vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë së coronavirusit. “Departamenti amerikan i Bujqësisë sot ka filluar programin prej 19 miliardë dollarësh. Me këtë program do të kryejmë pagesa të drejtpërdrejta për bujqit tanë. Në të njëjtën kohë do të bëhen edhe blerje në sasi të mëdha të mishit, qumështit dhe produkteve ushqimore për t‘i shpërndarë për personat në nevojë”, shtoi Trump.
Ai potencoi se shetet synojnë rritjen e kapaciteteve javore të testeve dhe se ata do të ndihmojnë edhe për dërgimin e kiteve të testeve në këto rajone.
SHBA do të ndihmojë vendet e tjera me pajisjet e frymëmarrjes
Duke vënë theksin se së shpejti presin në stoqet amerikane të kenë një numër të madh të pajisjeve të frymëmarrjes, Trump tha se “Aktualisht kemi krijuar mbretërinë e pajisjeve të frymëmarrjes. Ne nuk kemi nevojë për to. Sot zhvillova një bisedë me presidentin e Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador. I tregova se do të japim ndihmë në pajisje për frymëmarrje. Në këtë drejtim do të japim ndihma edhe për vendet tjera”.
Trump rikujtoi se dje kanë publikuar një plan lidhur me heqjen graduale të masave për coronavirus në SHBA. Trump deklaroi se “Pas kësaj në shtyp u ngritën disa zëra partizanë që përhapën informacione të gabuara dhe të rreme lidhur me kapacitetin tonë të testeve. Këto persona kanë vështirësi të kuptojnë kapacitetet tona gjigante për testet. Ne kemi filluar në pikën zero. Përpara nesh kishte një sistem shumë të vjetëruar dhe të rraskapitur”. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit