Paqartësive dhe zhvillimeve të Eurozonës duket se i shtohet së fundi edhe ecuria tashmë negative në Britani dhe rënia e vazhdueshme ekonomike që vendi po përjeton. Pound ka shënuar gjithashtu një tkurrje të ndjeshme nisur nga shqetësimet se Britania e Madhe mund të largohet nga BE pa një marrëveshje.
Aktualisht monedha vendase tregtohen nën 1.25 dollarë dhe analistët parashikojnë humbje të mëtejshme.
Ditën e djeshme ishte Instituti Kombëtar i Kërkimit Ekonomik dhe Social NIESR, që parashikoi se ekonomia e Britanisë së Madhe tashmë mund të jetë në recession dhe gjithashtu një BREXIT pa ndonjë ujdi do të shkaktonte një rënie të rëndë – ekuivalentin sikur në rrotat e ekonomisë të derdhej çimento, siç e pasqyronin ata situatën, përcjell Telegrafi.
Duket se përveç vendit dhe Eurozonës, dalja e Britanisë nga BE po ndikon edhe tregjet botërore të cilat kanë shfaqur së fundi zhvillime të shumta. Vetë presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Rezervës Federale, uljen e normave të interesit në SHBA. Madje Trump ka theksuar më tej kërkesën e tij rreth uljes së kostove të huamarrjes, duke pretenduar se nëse ekonomia amerikane fillon të tkurret, duhet fajësuar pikërisht Rezerva Federale.
Në Washington, Trump ka nisur fushatën e tij për të ulur normat e interesit, me një breshëri postimesh në Twitter, ku kritikon me tone të ashpra Rezervën Federale. Ai argumenton se Rezerva Federale ka dëmtuar ekonominë duke rritur normat në nivele shumë të larta – dhe ndoshta pikërisht prej tyre raporti i së premtes rreth PBB-së së vendit do të tregojë se ekonomia e SHBA është ngadalësuar. Duket se thirrja e tij për një ulje të normave të interesit shkon në të njëjtën linjë edhe me disa nga politikëbërësit e Rezervës, pasi është lënë të kuptohet se edhe ata favorizojnë një lëvizje të tillë.
Nga ana tjetër, nuk mendojnë njëlloj politikëbërësit e tjerë, sipas të cilëve arsyeja e rënies ekonomike amerikane lidhet pikërisht me presidentin Trump. Një senatore demokrate, Elizabeth Warren, ka paralajmëruar se rënia ekonomike në Shtetet e Bashkuara po fillon dhe se për këtë duhet fajësuar pikërisht Trump. Ajo ka theksuar se, “dritat paralajmëruese po ndizen. Prej këtij viti apo nga viti i ardhshëm, shanset e një rënieje tjetër ekonomike janë të larta dhe po vazhdojnë të rriten”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre