Trump: A keni dëgjuar për Obamën, ai është tradhtar

Presidenti amerikan, Donald Trump synon të “shkojë pas njerëzve” për atë që thotë se ishin kryesorit në përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 duke pretenduar se Rusia po përpiqej të ndikonte në rezultatin.
“Qoftë e drejtë apo e gabuar, është koha të shkojmë pas njerëzve”, tha lideri amerikan në Zyrën Ovale, ku po prit presidentin e Filipineve.
Trump insiston se ish-presidenti amerikan, Barack Obama ishte fajtor për krime për atë që tha se ishte roli i tij në përdorimin e inteligjencës për qëllime të këqija, duke e quajtur ish-presidentin demokrat “kryesorin” e komplotit të pretenduar.
“Ata e kapën presidentin Obama krejtësisht të papërgatitur”, pretendoi 79-vjeçari, raporton cnn.
Më vonë shtoi se “Obama është kapur drejtpërdrejt,” duke thënë se veprimet e tij përbënin “tradhti”.
“Kjo është si një provë, një provë e pakundërshtueshme që Obama ishte tradhtar, që Obama po përpiqej të udhëhiqte një grusht shteti, dhe ishte me Hillary Clintonin, me gjithë këta njerëz të tjerë, por Obama ishte kryesori,” tha më vonë.
Javën e kaluar, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard deklasifikoi dokumente të reja të inteligjencës që ajo pretendoi se ishin prova të një “komploti tradhtie” nga zyrtarë të lartë të administratës Obama për të prodhuar idenë se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Por akuzat e administratës Trump përzihen dhe keqinterpretojnë atë që komuniteti i inteligjencës në të vërtetë ka përfunduar, sipas një rishikimi të një hetimi të Senatit të udhëhequr nga republikanët në vitin 2020 dhe intervistave me burime në Kongres që janë të njohura me hetimin.
Dokumentet e sapo hapura nuk i zvogëlojnë gjetjet kryesore të qeverisë në vlerësimin e vitit 2017 se Rusia ka nisur një fushatë ndikimi dhe hakerimi dhe ka kërkuar të ndihmojë Trumpin të mundë Clintonin. /Telegrafi/



















































