Presidenti amerikan, Donald Trump, të enjten është fotografuar duke lexuar disa nga shënimet për konferencën e përditshme të task-forcës kundër coronavirusit, ku fjalën "virusi corona" e ka fshirë duke e zëvendësuar me “virusi kinez”, për të përshkruar COVID-19.

Një foto të tillë, siç shkruan NBCNews, përcjell Telegrafi, e ka bërë një fotograf i mediumit prestigjioz Washington Post.


Një fotografi e tillë del ndërsa Trump ka rrumbullakuar përshkrimin e tij të coronavirusit si një "virus kinez" pasi është marrë në pyetje nëse ai e konsideron një etiketim të tillë si raciste.

"Nuk është aspak raciste", u tha Trump gazetarëve të mërkurën. "Ai (virusi) vjen nga Kina, kjo është arsyeja pse".

dt 2

Ndërkohë thuhet se ka pasur kritika të konsiderueshme në publik për këtë term, për të cilin kritikët thonë se do të ndezte ndjenjën anti-aziatike.

John C. Yang, president dhe drejtor ekzekutiv i Aziatiko-Amerikanëve ka thënë se përdorimi i termit nga Trump mund të ketë një ndikim të rrezikshëm.

Ndërsa zyrtarët e administratës kanë mbrojtur termin duke theksuar se qeveria kineze në javët e fundit ka provuar të fajësojë SHBA-në për virusin, i cili kishte origjinën në rajonin Wuhan të Kinës.

Që nga viti 2015, Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar që të mos jepen etiketime gjeografike ose kombëtare në mënyrë që "të minimizohen efektet e panevojshme negative mbi kombet, ekonomitë dhe njerëzit".

Madje thuhet se disa etiketime të spikatura gjeografike ose kombëtare nga e kaluara e pandemive, si Gripi Spanjoll, kanë qenë të gabuara. /Telegrafi/