Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, po flet për shanset e përfundimit të luftës së shpejti, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të kryejë më shumë sulme.

Ai njoftoi se Izraeli do të "vazhdonte të sulmonte si në Iran ashtu edhe në Liban".


"Ne po shkatërrojmë programin e raketave dhe programin bërthamor, dhe vazhdojmë t'i japim goditje të rënda Hezbollahut", tha Netanyahu.

"Vetëm pak ditë më parë, eliminuam dy shkencëtarë të tjerë bërthamorë - dhe jemi ende aktivë", shtoi ai.

Ndryshe, lufta filloi kur SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit.

Raportohet se Trump udhëzoi ushtrinë amerikane që të shtyjë "të gjitha sulmet ushtarake kundër termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane". /Telegrafi/