LAJMI I FUNDIT:

Trump i falënderon për mbështetjen, rusët thonë se nuk janë në dijeni të operacionit për vrasjen e al-Baghdadit

Trump i falënderon për mbështetjen, rusët thonë se nuk janë në dijeni të operacionit për vrasjen e al-Baghdadit

Presidenti amerikan Donald Trump, në njoftimin e vdekjes së liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi të dielën, e ka falënderuar edhe Rusinë për mbështetjen.

Pasi bëri një “njoftim të madh”, Trump konfirmoi të dielën se Baghdadi kishte vdekur në një operacion nga forcat speciale amerikane – duke përdorur detaje për të përshkruar momentet e fundit të vetë-deklaruar të Kalifit.


“Rrëmbyesi që u përpoq aq shumë për të trembur të tjerët i kaloi momentet e tij të fundit në frikë të plotë, në panik total dhe frikë, i tmerruar nga forcat amerikane që po e ndiqnin atë”, tha Trump, përcjell Telegrafi.

“Ai vdiq si një qen, si një frikacak”: Presidenti Trump jep detaje të operacionit ku u vra Abu Bakr al-Baghdadi
Lexo po ashtu “Ai vdiq si një qen, si një frikacak”: Presidenti Trump jep detaje të operacionit ku u vra Abu Bakr al-Baghdadi

Presidenti më vonë përcolli edhe mirënjohjet e tij: “Unë dua të falënderoj vendet si Rusinë, Sirinë, Turqinë dhe Irakun, dhe gjithashtu dua të falënderoj kurdët sirianë për përkrahjen e caktuar që ata ishin në gjendje të na jepnin”.

Megjithatë, përmes një deklarate, Ministria e Mbrojtjes Ruse tha të dielën se nuk ishte në dijeni të ndonjë ndihme që Rusia i kishte dhënë forcave ajrore amerikane në operacionin që kishte në shënjestër liderin e Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA, transmeton The New York Times.

“Ne nuk jemi në njohuri për ndonjë ndihmë të supozuar për fluturimin e aviacionit amerikan në hapësirën ajrore të zonës së përshkallëzimit të Idlib gjatë këtij operacioni”, ka cituar RIA, gjeneralmajorin Igor Konashenkov. /Telegrafi/