LAJMI I FUNDIT:

Trump edhe zyrtarisht kandidat i republikanëve për president të SHBA-ve

Trump edhe zyrtarisht kandidat i republikanëve për president të SHBA-ve

Donald Trump pranoi zyrtarisht nominimin republikan, duke u bërë kështu kandidat presidencial për zgjedhjet e 3 nëntorit, dhe në një fjalim para Shtëpisë së Bardhë, ai sulmoi ashpër kundërshtarin nga radhët e demokratëve, Joe Biden.

Presidenti i SHBA-ve pranoi emërimin e partisë në mbrëmjen e fundit të Konventës Kombëtare Republikane dhe gjatë fjalimit theksoi “se fitorja e Bidenit vetëm do të përkeqësonte krizat që kanë kapur vendin dhe do të çonte në anarki të plotë”.


Trump paralajmëroi se me fitoren e demokratit, siç tha ai, do të “prishet” ëndrra amerikane, transmeton Telegrafi.

Presidenti aktual i SHBA-ve e përshkroi Bidenin si “personi që shkatërron madhështinë amerikane”.

“Ne kemi kaluar katër vitet e fundit duke zhbërë dëmin që Bideni ka bërë gjatë 47 viteve të fundit”, tha Trump, duke aluduar në karrierën e Bidenit si senator dhe nënkryetar.

BBC njofton se Trumpi përmendi më shumë se 40 herë Bidenin në fjalimin e tij dhe se kandidati demokrat nuk e përmendi Trumpin në fjalimin e tij javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Kalo në kategori