LAJMI I FUNDIT:

“Trump e konsideroi shitjen e Porto Rikos pas Uraganit Maria”

“Trump e konsideroi shitjen e Porto Rikos pas Uraganit Maria”

Presidenti amerikan Donald Trump e konsideroi idenë e shitjes së Porto Rikos në vitin 2017 pasi ishulli u shkatërrua nga Uragani Maria.

Kështu ka thënë ish-shefja në detyrë e Sigurisë Kombëtare për New York Times në një intervistë të botuar të premten, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


“Idetë fillestare të Presidentit ishin më shumë si të një biznesmeni”, ka thënë Elaine Duke, e cila ishte duke shërbyer në këtë post kur uragani goditi ishullin në shtator të vitit 2017.

“’A mund ta transferojmë energjinë elektrike? A mund ta shesim ishullin?’”, citohet të ketë thënë Trump, sipas Duke në intervistën në gazetë.

Megjithatë, “(ajo tha se ideja për të shitur Porto Riko-n kurrë nuk u mor në konsideratë ose u diskutua seriozisht pasi zoti Trump e ngriti atë)”, raportoi gazeta.

Ndryshe, gati 3,000 njerëz vdiqën si pasojë e stuhisë dhe pasojave të saj, përfshirë ndërprerjet e përhapura të energjisë. /Telegrafi/