Presidenti i 37-të amerikan, Riçard Nikson u largua nga detyra 46 vite më parë pas skandalit Uotergejt, të zbuluar nga gazetari Bob Woodward.
Është po ky gazetar, që nën mikroskop ka vënë presidentin Donald Trump me librin e tij të fundit “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë” (Fear: Trump in the White House).
Përkrahësit e Donald Trump do të thonë, jo pa arsye, se Woodward mbron establishmentin në Uashington, të cilin Trump po lufton.
Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë, se gazetari ka qasje të pakrahasueshme në korridoret e pushtetit dhe konsensusi i përgjithshëm i Uashingtonit është se është më mirë të flasësh me të se sa t’i shmangesh, pasi kolegët dhe armiqtë e tu, sigurisht që do t’i japin atij anën e tyre të historisë.
Në këtë libër Woodward rrëfen bisedat që vijnë nga njerëz brenda godinës së qeverisë.
Shtëpia e Bardhë dhe vetë presidenti janë shprehur se ky libër është i mbushur me “histori të rreme” nga “ish të punësuarit e pakënaqur”.
“Është thjesht një tjetër libër i keq” – u shpreh Donald Trump për Daily Caller gjatë një interviste, duke shtuar se Woodward “ka shumë probleme me kredibilitetin”.
Këtu keni një përmbledhje të disa prej fragmenteve të librit të Woodward.
“Mund ta ndaloj këtë. Thjesht do të marr letrat nga tavolina e tij” – Geri Kohn.
Woodward përshkruan disa raste ku zyrtarët e administratës Trump, këshilltari kryesor ekonomik Geri Kohn dhe Sekretari i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Rob Porter, në veçanti, i hoqën Trumpit dokumentet nga tavolina që ai të mos t’i firmoste.
Gjithçka ishte pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të izoluar administratën dhe kombin, gjëra që u panë si impulset më të rrezikshme të Trump.
Dokumentet që do ta lejonin presidentin të tërhiqte kombin nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut dhe një marrëveshje tregtie me Korenë e Jugut u fshehën. Shtetet e Bashkuara që prej asaj kohe kanë vendosur të rinegociojnë marrëveshjet.
Woodward i përshkruan këto akte si “jo më pak se një grusht shteti administrativ”.
“Mos dëshmo. Ose mos dëshmo ose do vishesh me rroba burgu” – Xhon Daud.
Sipas Woodward, më 27 janar, avokati personal i presidentit, Xhon Daud, organizoi një sesion intervistimi provë me presidentin për të demonstruar se çfarë kishte frikë, pra rezultatet katastrofike nëse Trump do të ulej përballë me ekipin e posaçëm të prokurorit Robert Muller për hetimin e lidhjeve të mundshme mes fushatës së Trump dhe Rusisë.
Ky sesion intervistimi provë nuk shkoi mirë pasi presidenti u zemërua gjithnjë e më shumë me intensitetin e marrjes në pyetje, duke arritur në një pikë që e quajti hetimin “një mashtrim të mallkuar”.
Daud do të vazhdonte të takohej me Mueller dhe në libër shkruhet se ai i tha prokurorit se nuk mund të pajtohej me intervistën, sepse ai nuk donte ta linte presidentin të “dukej si një idiot” dhe të turpëronte kombin në skenën botërore.
Kur më vonë u zbulua se Presidenti kishte ndryshuar mendjen dhe ishte duke shkuar për të dëshmuar, avokati i tij personal Daud dha dorëheqjen.
“Le ta vrasim atë. Le të shkojmë” – Donald Trump.
Një nga burimet e shqetësimeve të konsiderueshme për stafin e presidentit, sipas Woodward, ishin ato që stafi i konsideronte si impulse e rrezikshme të Trump në politikën e jashtme.
Kur SHBA besonte se qeveria siriane kishte kryer një sulm tjetër kimik në prill të vitit 2017, Trump i tha Sekretarit të Mbrojtjes, Xhejms Mattis, të vriste presidentin sirian Bashar al Assad.
“Le ti vrasim ata” – tha presidenti.
Mattis pranoi kërkesën e Trump, pastaj, pas bisedës, i tha një ndihmësi se ai nuk do të bënte “asnjë nga këto gjëra”.
Woodward thotë se zyrtarët e administratës ishin gjithashtu të shqetësuar kur presidenti kërkoi plane për një sulm ushtarak parandalues në Korenë e Veriut gjatë kulmimit të tij me Kim Jong Un.
Presidenti po ashtu ka sulmuar gjeneralët e lartë të lidhur me luftën në Afganistan, duke thënë se ushtarët “në terren”, siç përkthen Lapsi.al, mund të bënin një punë më të mirë.
“Edhe sa vdekje do të ketë? Edhe sa gjymtyrë të humbura? Edhe sa kohë do të jemi atje? – pyeti Trump.
“Ne jemi në qytetin e të çmendurve. Unë nuk e di as pse rrimë këtu. Kjo është puna më e keqe që kam pasur ndonjëherë” – Xhon Kelli.
Woodward shkruan se stafi i Shtëpisë së Bardhë është vazhdimisht i nëpërkëmbur dhe i ‘rrahur’ nga Trump, një president me luhatje të theksuara humori.
Kur këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Kohn, u përpoq të japë dorëheqjen pasi presidenti shprehu simpati për nacionalistët e bardhë që u angazhuan në një tubim të dhunshëm gushtin e vitit të kaluar në Çarllotsvill, Trump e akuzoi atë për “tradhti”. Kohn, sipas Woodward, e sheh presidentin si një “gënjeshtar profesionist”.
Trump gjithashtu i tha Sekretarit të Tregtisë, Uilbur Ros se nuk i besonte. “Nuk dua që të vazhdosh të bësh më negociata.” – i tha Trump Sekretarit.
Ai e krahasoi shefin e stafit, Reinjs Prajbas me një mi. “Ai vetëm vjen rrotull”.
Sa për prokurorin e përgjithshëm, Xhef Seshëns, të cilin Trump e ka sulmuar rëndë publikisht, privatisht presidenti ishte edhe më poshtërues.
“Ky djalë është i vonuar mendërisht” –i tha Trump sekretarit të stafit, Porter. “Ai është i paaftë. As avokat i një personi nuk bëhej dot në Alabama”.
“Kjo nuk ishte më presidencë’. Kjo nuk është më një Shtëpi e Bardhë. Kjo është që një njeri bën çfarë dëshiron” – Rob Porter.
Nëse presidenti ishte abuziv ndaj stafit të tij, duket se ata janë hakmarrur në njëfarë mënyre nëpërmjet librit të Woodward, i cili është plot me citime kaotike, me të cilat presidenti i drejtohej ndihmësve dhe këshilltarëve të tij.
Shefi i Stafit, Kelli, vazhdimisht e quan Trumpin një “idiot” dhe shprehet se “është e kotë të përpiqemi ta bindim atë për ndonjë gjë”. Sekretari i Mbrojtjes Mattis i tha një ndihmësi se “presidenti ka njohuri për politikën e jashtme sa ç’mund të ketë një nxënës i klasës së pestë ose të gjashtë”. (11 ose 12 vjeç)
Paraardhësi i Kellit, Rejns Prajbas, e përshkruan suitën presidenciale ku flen Trump si “zyrën e djallit”, ku Trump lëshon postime të ashpra në Twitter herët në mëngjes dhe në fundjava.
Marrëdhënia e Trump me Reks Tillerson thuhet se asnjëherë nuk u rregullua pas lajmit se ish-Sekretari i Shtetit e kishte quajtur presidentin një “budalla”. Nëse është kështu, libri i Woodward mund të shkaktojë dëme serioze brenda Shtëpisë së Bardhë në ditët në vijim.
“Askush nuk më tregoi gjë për këtë, dhe unë do të kisha dashur të kisha folur me ty. Ti e di se unë jam shumë i hapur me ty. Mendoj se ke qenë gjithmonë i drejtë” – Donald Trump.
Gazeta Uashington Post publikoi një regjistrim audio të një telefonate që Presidenti i bëri Woodward në fillim të gushtit. Në të, presidenti pretendon se asnjëherë nuk është kontaktuar për një intervistë apo të jetë informuar për këtë libër që pritet të publikohet së shpëjti, një pohim që Woodward e kundërshton.
Trump bëri disa përpjekje për ta drejtuar bisedën drejt arritjeve të politikës së jashtme dhe rekordeve të tij ekonomike si president.
“Askush nuk ka bërë më parë një punë më të mirë si president nga sa po bëj unë. Këtë mund t’jua them” – shprehet Trump.
Woodward i përgjigjet Trump duke i thënë se përmes intervistave që ai kishte kryer, kishte “fituar shumë njohuri dhe dokumentacion”, dhe se libri i tij do të ishte një “vështrim i ashpër i administratës tuaj.”
“Supozoj se kjo do të thotë se do të jetë një libër negativ” – i përgjigjet presidenti.
Woodward përfundon telefonatën duke thënë: “Unë besoj në vendin tonë, dhe meqenëse ju jeni presidenti ynë, ju uroj fat të mbarë”.
Nëse libri i tij është ndonjë tregues, Woodward ndoshta mendon se Donald Trump do të ketë nevojë për të gjithë fatin që mund të gjejë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Republikania dëshiron t’ia ndalojë përfaqësueses transgjinore të përdorë tualetin e grave
Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë – Vuçiq thërret takim urgjent
Reuters: Putin i gatshëm të bisedojë me Trumpin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Reuters: Putin i gatshëm të bisedojë me Trumpin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së
Shefi i NATO-s, mohon të ketë kërcënuar me përjashtim të SHBA-së nga aleanca, nëse nuk arrin të mbështesë Ukrainën kundër pushtimit rus
Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
SHBA mbyll ambasadën në Kiev pas paralajmërimit për "sulm të rëndësishëm ajror"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian