LAJMI I FUNDIT:

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rikthyer sërish në vëmendje ndërhyrjen e tij në dialogun Kosovë–Serbi, duke deklaruar se falë angazhimit të tij u “parandalua një luftë e mundshme” mes dy vendeve gjatë mandatit të tij të parë.

Në një deklaratë për “Fox News”, Trump ka theksuar se për përpjekjet e tij në këtë dhe në çështje të tjera ndërkombëtare, ai do të duhej të shpërblehej me Çmimin Nobel.

“Duhet të më jepnin Çmimin Nobel për Ruandën, a e keni parë rastin e Kongos? Mund të thoni rasti Serbi-Kosovë. Mund të thoni shumë prej tyre. Më i madhi rast që e kam zgjidhur është Indi- Pakistan. Duhet ta kisha marrë katër ose pesë herë çmimin”, u shpreh Trump, pasi u pyet nëse do ta meritonte këtë çmim për zgjidhjen eventuale të krizës mes Izraelit dhe Iranit.


Ditë më parë, përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, Trump ka lënë të kuptohet se synon të rikthehet në skenën ndërkombëtare dhe të rifillojë angazhimin në procesin e dialogut Kosovë–Serbi.

Ai ka akuzuar presidentin aktual, Joe Biden, për prishjen e asaj që ai e cilëson si progres i arritur më parë.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin me tensione të larta, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në luftë. Unë e ndalova atë. Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe – por do ta rregulloj përsëri!”, shkroi Trump.

Ndryshe, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.

Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Zyrtarët amerikanë e vlerësuan marrëveshjen e Uashingtonit si një fillim të ri për Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Personi që kërkohej për vrasje bie nga ndërtesa në Prishtinë gjatë aksionit të Policisë

Personi që kërkohej për vrasje bie nga ndërtesa në Prishtinë gjatë aksionit të Policisë

Kronika e Zezë
Bllaca i frikësohej Kadri Veselit, i shkruante prokurorit të EULEX-it se dikush nga brenda po “lëshonte informatat konfidenciale”

Bllaca i frikësohej Kadri Veselit, i shkruante prokurorit të EULEX-it se dikush nga brenda po “lëshonte informatat konfidenciale”

Lajme
Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia

Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia

Lajme
Nga Dubrava, Bllaca i fliste “zi e terr” hetueses së EULEX-it për Azem Sylën: Nuk mundet me fol Nazimi sa të është gjallë ai

Nga Dubrava, Bllaca i fliste “zi e terr” hetueses së EULEX-it për Azem Sylën: Nuk mundet me fol Nazimi sa të është gjallë ai

Lajme
Përcaktohen kushtet për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm në Shqipëri

Përcaktohen kushtet për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm në Shqipëri

Lajme
Prokuroria Speciale nis hetime për kontratën e dy urave në Mitrovicë: Në trajtim rreth 2 mijë kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale nis hetime për kontratën e dy urave në Mitrovicë: Në trajtim rreth 2 mijë kontrata njëburimore

Drejtësi
Kalo në kategori