Humbja e peshës dhe menaxhimi i saj mund të jetë një aspiratë e zakonshme për shumë njerëz, por për disa mund të jetë e vështirë.
Një sërë faktorësh mund të ndikojnë në peshën tuaj duke filluar prej dietave, sa shpesh bëni ushtrime, gjenetika, sëmundjet dhe lëndimet duke e bërë edhe më të vështirë për disa, shkruan Express.co.uk.
Derisa ekspertët do të mund të ketë qëndrime të ndryshme në këshillat e tyre se si të humbni peshë, shumë pajtohen që ju duhet të gjeni një mënyrë për ta bërë atë në një metodë që të jetë e shëndetshme dhe e qëndrueshme.
Sipas një eksperti, ekziston një truk i thjeshtë i të ushqyerit që mund të ndihmojë në arritjen e këtyre rezultateve.
Dietologia Sarah Abdula, iu bëri thirrje njerëzve për vetëdijen tuaj kur ushqeheni.
Kjo metodë bazohet në konceptin budist të vetëdijes tuaj, që ju inkurajon të jeni plotësisht të vetëdijshëm për atë që po ndodh në ato momente kur ushqeheni.
Më konkretisht, është praktika e të qenit plotësisht i vëmendshëm ndaj ushqimit, ndjenjave, urisë dhe shenjave të ngopjes.
Ideja e kësaj metode mund të ju ndihmojë të mos ushqeheni së tepërti dhe do t’ju lejojë të bëni zgjedhje më të shëndetshme ushqimore.
“Të jeni të vëmendshëm dhe të jeni plotësisht i vetëdijshëm për atë që hani dhe si po hani, mund të jetë një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në menaxhimin e peshës”, shpjegoi ajo.
“Në vend që të përqendroheni vetëm në atë që hani, kushtojini vëmendje mënyrës se si hani”.
Ngadalësoni, shijoni çdo kafshatë dhe dëgjoni shenjat e urisë dhe ngopjes së trupit tuaj.
“Ngrënia e kujdesshme mund të ndihmojë në parandalimin e mbingrënies dhe promovimin e zgjedhjeve më të shëndetshme ushqimore”.
Mindful.org ndau disa hapa të rëndësishëm kur vjen puna te kjo metodë;
Dëgjojeni trupin tuaj dhe ndaloni kur e vëreni se jeni ngopur;
Ushqeheni kur trupi ju thotë se keni uri (për shembull, kur stomaku juaj rënkon dhe energjia e juaj është e ulët);
Konsumoni ushqime që janë të shëndetshme nga ana ushqyese;
Mos hani, vetëm sa për ta kryer – kështu që nuk rekomandohet të hani para televizorit
Mendoni se nga vjen ushqimi i juaj kur ushqeheni.
Sipas ekspertëve, një mori studimesh kanë treguar se kjo vetëdije apo kjo metodë ka rezultuar me sukses tek humbja e peshës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi