LAJMI I FUNDIT:

Truku me shiritin me të cilin nuk do t’ju duhen sutjena

Truku me shiritin me të cilin nuk do t’ju duhen sutjena
(Foto: Screenshot/TikTok/nipseydaisy)

Përdoruesja e TikTok, Nipsey Daisy, është bërë virale në këtë platformë, pasi u tregoi ndjekëseve të saj disa hapa të thjeshtë për të përdorur shirit ngjitës, falë të cilit – sipas saj – nuk nevojiten sutjena.

Truku i modës është shikuar nga miliona përdorues në rrjetet sociale, ndërsa ajo shpjegoi se shiriti që përdor nuk është thjesht një shirit ngjitës, por një shirit gjoksi i bërë nga pëlhura e butë dhe kohët e fundit është bërë një produkt i vërtetë hit.


“Kjo është një nga shpikjet më të mira të njerëzimit dhe lejon që gjoksi të ngrihet gjatë gjithë ditës dhe të duket më i plotë edhe pa sutjena të pakëndshme”, ka shkruar ajo.

(Foto: Screenshot/TikTok/nipseydaisy)

Por, ndonëse artikulli është kthyer në një pjesë të pashmangshme të gardërobës verore për shumë femra, disa ende nuk dinë ta përdorin siç duhet pasi ka udhëzime të ndryshme për veshje të ndryshme.

Çfarë do të shikojë një mashkull së pari në femrën që e ka joshur atë?
Lexo po ashtu Çfarë do të shikojë një mashkull së pari në femrën që e ka joshur atë?

Kjo është arsyeja pse në videon e saj hit, Nipsey Daisy iu përgjigj pyetjes më të zakonshme se si të vendoset shiriti me një fustan apo bluzë pa rripa, ndërsa udhëzimet janë mjaft të thjeshta.

Sipas saj, është e rëndësishme të zgjidhni një shirit gjoksi që përputhet me ngjyrën e lëkurës suaj dhe të vendoset horizontalisht mbi dhe nën thithka. Sipas tutorialit, nuk është e nevojshme ta ngjitni në shpinë, sepse vetëm do ta shpenzoni shumë shpejt. /Telegrafi/

@nipseydaisy

Reply to @headzenmigraine strapless! Tape straight across while holding your girls together to get the support you need.

♬ Rose Tea – Curtis Roach

@nipseydaisy

Reply to @6slzr sweetheart tape

♬ Big Energy – Latto

@nipseydaisy

Larger tape coming soon!!!

♬ original sound – Nene20