LAJMI I FUNDIT:

Truku i Mbretëreshës Letizia i cili menjëherë ju transformon në një damë

Truku i Mbretëreshës Letizia i cili menjëherë ju transformon në një damë
profimedia

Mbretëresha spanjolle Letizia është një ndër damat më të stilizuara në botë

Kombinimet e saj të veshjeve po ngazëllejnë të gjitha femrat, jo rrallë edhe i kopjojnë. Mirëpo, më shumë se kaq, eleganca dhe maturia, si dhe bukuria e saj e veçantë i lënë pa fjalë.


Duke qenë se e preferuara është një pjesëtare e seksit më të bukur, ne ju sjellim trukun e saj që e transformon në një zonjë të vërtetë brenda një kohe të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Është e njohur për atë që në të gjitha ngjarjet shfaqet me stil në mënyrë shembullore.

Sa u përket flokëve, ajo pothuajse gjithmonë zgjedh tallaze të buta, të cilat rastësisht i bien mbi supe. Megjithatë, kur i mbledh flokët në topuz, ajo arrin një efekt tepër të fuqishëm!

Ky stilizim i flokëve brenda një sekonde e transformon në një zonjë shumë elegante, pa marrë parasysh se çfarë vendos të vesh.

Zgjedhje e saj janë topuzët e ulët, dhe tufat e para të flokëve të lëmuara, pa karfica dhe detaje të dukshme.

Ky model flokësh është një mënyrë e provuar për të arritur lehtësisht një pamje të sofistikuar, të matur dhe shumë klas, ideale për raste të veçanta.

Ka shumë mënyra për të stiluar një topuz si ky, kështu që keni shumë zgjedhje. /Telegrafi/