Kuzhina është burim mrekullish për bukurinë dhe këto zonja të famshme përdorin përbërës të ndryshëm që gjenden shpesh në pjatë

Flokët dhe fytyra kërkojnë kujdes të vazhdueshëm dhe bota e kuzhinës e ka përgjigjen. Këta përbërës dhe produkte mund t'i marrim çdo ditë, ato përdoren nga zonja të famshme si Beyonce, Nicole Kidman, Suki Waterhouse, Blake, Catherine Zeta-Jones e të tjera, transmeton Telegrafi.


Keçap për kujdesin e flokëve u përdor për disa kohë nga Sienna Miller. Gjegjësisht, kur u ngatërrua duke i lyer flokët në shtëpi, ajo ka theksuar se ka qenë ky produkt që e ka shpëtuar.

Sienna Miller

– E vetmja gjë që bënte ndryshim ishte keçapi, ndaj më duhej të vendosja salcë domatesh në flokët e mi për rreth një vit e gjysmë, derisa të ktheheshin në normalitet – tha Sienna, flokët e së cilës janë bionde dhe mjaft të brishta.

Modelja Suki Waterhouse përdor pijen e njohur me gaz si shampo.

Suki Waterhouse

- Ndonjëherë i shpëlaj flokët me Coca-Cola. Nuk më pëlqejnë flokët kur lahen, janë të këndshëm dhe të çaluar, por Cola i bën të shprishur, sikurse një pyll tropikal - tha Suki.

Çudia e tretë është larg kuzhinës dhe konsumit të përgjithshëm - Beyonce shpesh vendos ngjitës letre në vetullat e saj të errëta.

social media users make interesting claims about beyonc following ivy park pic 1613846892

- Truku im i preferuar i bukurisë është përdorimi i ngjitësit si xheli për vetullat dhe atë në nxehtësi të lartë. Nuk mbyll poret dhe lahet lehtësisht - tha grimieri Sir John, i cili bën grimin e Beyonce.

Në këtë listë është edhe Blake Lively, ajo përdor majonezën.

Blake Lively

- Nëna ime më mësoi këtë këshillë vërtet të mrekullueshme bukurie. Para se të bënte dush, ajo aplikonte vaj ose majonezë në gjysmën e poshtme të flokëve. Në këtë mënyrë, kur ajo lahej me shampo, sapuni nuk do t'i zhveshte pjesën e poshtme të flokëve dhe nuk do t'i thante, duke i bërë të brishtë - tha Blake, shkruan Zestradar.

Për flokët e errët kujdeset kolegia e saj Catherine Zeta-Jones me kondicioner birre.

FUcLfLL

- Unë i trajtoj flokët me mjaltë dhe birrë. Me ditë të tërë ndjej aromën e birrës, e cila është shumë e mirë për flokët e mi - tha Zeta-Jones.

Julianne Hough përdor pastë dhëmbësh me shafran të Indisë, për të cilën ajo pretendon se zbardh dhëmbët e saj.

Julianne Hough

- Do të mendonit se do të ishte e kundërta dhe se do t'ju njollosë dhëmbët sepse është i verdhë, por në fakt i bën më të bardhë - theksoi Hough.

Nicole Kidman ka të preferuara edhe në kuzhinë, ajo e do shampon me boronicë.

Nicole kidman short haircuts and hairstyles 11  1

- Nëse keni flokë të kuq, provoni t'i lani me lëng boronicë, dhe nëse jeni bionde, shpëlarja me shampanjë mund të bëjë mrekulli - zbuloi Kidman. /Telegrafi/