Një burrë ende i paidentifikuar urinoi mbi altarin kryesor në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan të premten, para qindra njerëzve.

Oficerët e policisë me rroba civile e kapën shpejt dhe e nxorën jashtë bazilikës.


Papa Leo XIV u “trondit kur mësoi për incidentin”, megjithëse Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë nuk ka lëshuar ende ndonjë deklaratë zyrtare.



Sipas agjencisë katolike të lajmeve CNA, kjo nuk është hera e parë që altari ku Papa mban meshën është shënjestruar nga vandalët.

Në shkurt të këtij viti, një burrë rumun e përdhosi atë duke u ngjitur mbi të dhe duke rrëzuar gjashtë shandanët.

Një vit më parë, në qershor, një polak i zhveshur u ngjit në altar me fjalët "Shpëtoni Fëmijët e Ukrainës" të shkruara në shpinë.

Pas çdo përdhosjeje të tillë, Vatikani është detyruar të kryejë një rit pendese. /Telegrafi/