Trofeu Santiago Bernabeu qëndron në shtëpi, Reali fiton ndaj Fiorentinas (Video)

Real Madridi ka fitua në takimit miqësor në kuadër të trofeut Santiago Berabeu ndaj Fiorentina me rezultat 2-1.
Me këtë rast Los Blancos kanë shtuar edhe një trofe në muzeun e kupave të tyre.
Të parët në takim shënuan mysafirët me anë të Jordan Veretout në minutën e katërt.
Pastaj në skenë doli Cristiano Ronaldo, i cili me një asistim në Borja Mayoral në minutën e shtatë barazoi rezultatin në 1-1.
CR7 shënoi gol në minutën e 33-të pas asistimit nga Theo Hernandez, gol që në fund doli të jetë i fitores.
Formacioni i Realit: Casilla (Luca Zidane 46'); Hakimi, Nacho (Alvaro Tejero 46'), Ramos (Manu 46'), Hernandez; Ceballos (Casemiro 72'), Vazquez (Toni Kroos 72'), Asensio (Isco 62'), Llorente (Gareth Bale 72'); Mayoral (Rodriguez 72'), Ronaldo.
Në pjesën e dytë: Dragowski; Tomovic, Vitor Hugo, Milenkovic, Maxi Olivera; Cristoforo, Sanchez (Hristov 91); Hagi (Mati Fernandez 69), Zekhnini, Benassi; Babacar. /Telegrafi/













































