Trofeu më i lehtë i fituar ndoshta në histori – Galatasaray festoi pas një minute kohë dhe luajtën mes vete për disa minuta

Finalja e Superkupës së Turqisë përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, me Fenerbahcen që vendosi të largohej nga fusha në minutën e tretë.
Galatasaray me Mauro Icardin kishte kaluar në epërsi Galatasarayn pas saktësisht 49 sekonda.
Fenerbahce kishte vendosur të fuste në fushë ekipin U-19, një vendim i marrë pas konfliktit me Federatën Turke të Futbollit pas incidenteve në Trabzon dhe gjithashtu pas kërkesës së pasuksesshme për ta shtyrë ndeshjen, pasi do të luajnë në mesjavë në Ligën e Konferencës. Po ashtu Fenerbahce kishte kërkesë të luante me gjyqtarë të huaj.
Galatasaray, për ta bërë situatën edhe më tragjikomike, festoi në fushë sikur gjithçka të kishte ndodhur rregullisht.
https://twitter.com/mahmuslu/status/1777045342925492409
Madje pas largimit të Fenerbahces U19 nga fusha, lojtari i Galatasaray, Kerem Demirbay, që ishte rezervist për verdhekuqtë, shkoi drejt trofeut dhe e kapi duke u nisur dhomës së zhveshjes.
Pas disa sekondash ai e ktheu në vend, ndërsa për tifozët që ishin në stadium, e që shumica ishin të Galatasarayt, skuadra ‘fituese’ luajti mes vete për dëshirën e tyre.
Dy rivalët e mëdhenj të kampionatit duhej të përballeshin 29 dhjetorin e kaluar në Riad, por ndeshja nuk u luajt për shkak të një incidenti diplomatik mes Turqisë dhe Arabisë Saudite.
Kriza u krijua nga vendimi i autoriteteve arabe për të mos lejuar në fushë pankarta dhe bluza me themeluesin dhe presidentin e parë të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk.
Ndeshja ishte anuluar dhe ishte vendosur për këtë datë nga Federata Turke e Futbollit.
Fenerbahce ka kohë që ‘lufton’ me federatën turke, pasi sipas tyre, rivali Galatasaray ndihmohet në pothuajse çdo ndeshje nga gjyqtarët. /Telegrafi/














































