LAJMI I FUNDIT:

Trippier mund të marrë një bonus mahnitës që lojtarët e Ligës Premier rrallë e marrin nëse transferohet te Bayerni

Trippier mund të marrë një bonus mahnitës që lojtarët e Ligës Premier rrallë e marrin nëse transferohet te Bayerni

Kieran Trippier mund të marrë një bonus të jashtëzakonshëm që rrallë herë është parë në Ligën Premier, nëse ai pranon kalimin tek Bayern Munichu.

Trippier ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e Eddie Howe, që prej se Neëcastle e transferoi atë nga Atletico Madridi në janar të vitit 2022.

Ylli anglez e kaloi pjesën më të madhe të karrierës tek Burnley dhe Tottenhami, para se të luante për dy vite e gjysmë në Spanjë, aty ku ndihmoi Atleticon të fitoi La Liga-n në 2021.


Newcastle paguajti 12 milionë euro për të sjellë Trippier përsëri në Ligën Premier dhe jo shumë kohë më parë ai u emërua zëvendëskapiten i ekipit. Sidoqoftë, me kontratën e tij që skadon në vitin 2025, anglezi pritet të largohet nga klubi.

Kjo për shkak se Bayern Munich dëshiron që të nënshkruajë me 33-vjeçarin, pasi dështuan në përpjekjet e tyre për të transferuar Kyle Walker verën e kaluar.

Sipas Daily Mail, Newcastle tashmë ka refuzuar një ofertë nga gjiganti gjerman, të cilët po mundohen të përforcojnë ekipin pasi momentalisht janë shtatë pikë mbrapa liderit Bayer Leverkusen.

Thomas Tuchel jep sinjale rreth transferimit të Kieran Trippier
Lexo po ashtu Thomas Tuchel jep sinjale rreth transferimit të Kieran Trippier

Pagat e lojtarëve në klubet gjermane, duke përfshirë edhe Bayernin, janë shumë larg atyre që i ofron Liga Premier, por shumë klube të Bundesligas, paguajnë bonuse prej gjashtë mijë deri në 18 mijë euro për pikë të fituara.

Në rast se luani për një ekip të suksesshëm si Bayerni, këto bonuse mund të arrihen lehtësisht, andaj Trippier ka mundësinë e artë që ta shfrytëzojë këtë mundësi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori