LAJMI I FUNDIT:

Tridhjetë vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut, liderët politik e cilësojnë gurthemel të shtetësisë së Kosovës

Tridhjetë vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut, liderët politik e cilësojnë gurthemel të shtetësisë së Kosovës

Sot shënohet tridhjetë vjetori i miratimit të Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik.

Me këtë rast, kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës ishte rrjedhimi i logjikshëm politik i 111 delegatëve votues dhe 114 delegatëve nënshkrues të
Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, të cilët nën kërcënimin e tytave të armëve të policisë serbe, njëzëri dhe të bashkuar nënshkruan aktin e parë legal e legjitim të vetëvendosjes politike të kombit shqiptar në ish Jugosllavi.


“Në ditën e sotme, tri dekada më parë, më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanik miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe shpallën Republikën e Kosovës si shtet demokratik të kombit shqiptar dhe të pjesëtarëve të kombeve dhe pakicave kombëtare, shtetasve të vetë, me territor unik, të patjetërsueshëm dhe të pandashëm.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës ishte rrjedhimi i logjikshëm politik i 111 delegatëve votues dhe 114 delegatëve nënshkrues të Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, të cilët nën kërcënimin e tytave të armëve të policisë serbe, njëzëri dhe të bashkuar nënshkruan aktin e parë legal e legjitim të vetëvendosjes politike të kombit shqiptar në ish Jugosllavi. Sot, edhe pse të lënë në harresë nga pushtetet e deritanishme, me krenari e respekt kujtomë delegatët nënshkrues, të gjallë dhe ata në përjetësi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut, përveç gurthemel i shtetësisë së Republikës së Kosovës, është triumfi i legjitimitetit popullor të vullnetit të lirë qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë.

“Ky vullnet i lirë i dhe i ligjshëm u rilegjitimua me referendumin për Republikën e Kosovës si shtet sovran e i pavarur më 30 shtator 1991, dhe u kurorëzua me luftën çlirimtare të popullit shqiptar të organizuar e udhëhequr nga UÇK-ja për çlirimin e Republikës së Kosovës nga okupimi e sundimi serb më 12 qershor 1999”, ka shkruar Kurti.

E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo Kushtetutë, është akti më i lartë juridik dhe politik, si dhe reflektim i vullnetit të popullit.

“Para tridhjetë viteve, Kuvendi i Kosovës aprovoi Kushtetutën e re të vendit, aktin më të lartë juridik dhe politik. E njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, pa dyshim ajo ishte reflektim i vullnetit të popullit.

E nxjerrur në kontekst tjetër kohor nga Kushtetuta aktuale e Kosovës si shtet i pavarur, mund të themi me bindje se ishte njëra nga kushtetutat më të avancuara në rajon. Andaj, me konsideratën më të lartë, kujtojmë të gjithë delegatët të cilët dëshmuan guxim qytetarë e kombëtar, për të nxjerr në pah aspiratën e kahmotshme politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mirënjohës përjetë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori