LAJMI I FUNDIT:

Tridhjetë aksidente të veturave Tesla të lidhura me sistemin e asistuar të vozitjes janë nën hetim në SHBA

Tridhjetë aksidente të veturave Tesla të lidhura me sistemin e asistuar të vozitjes janë nën hetim në SHBA

Rregullatorët e sigurisë në SHBA kanë hapur 30 hetime në përplasjet e Tesla që përfshijnë 10 vdekje që nga viti 2016.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradë (NHTSA) lëshoi një listë që ofron detaje rreth aksidenteve nën shqyrtim nga programet e saj të posaçme të hetimeve të aksidenteve.


Agjencia, e cila ka konfirmuar më parë disa hetime specifike të përplasjeve të Tesla-s, nuk kishte lëshuar më parë detajet e plota të të gjitha përplasjeve të Tesla-s të hetuara aty ku sistemi Autopilot i Tesla-s dyshohej “të ishte i përfshirë si shkaktar”.

Ndërkohë Tesla nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Autopilot, i cili merret me disa detyra drejtimi, po vepronte në të paktën tre automjete Tesla të përfshira në përplasje fatale të SHBA që nga viti 2016, kanë thënë ndër tjerash hetuesit. /Telegrafi/