LAJMI I FUNDIT:

Tri vjet nga shpërndarja e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës dhe dorëheqja e Haradinajt nga posti i kryeministrit

Tri vjet nga shpërndarja e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës dhe dorëheqja e Haradinajt nga posti i kryeministrit
Kuvendi i Kosovës / Foto: Ridvan Slivova

Deputetët e Kuvendit të Kosovës para tri vjetësh me 89 vota për, një kundër dhe dy abstenime, kanë votuar për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Propozimi i deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit pasoi dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi ai mori ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.


Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili atë kohë foli në emër të 98 deputetëve që kanë kërkuar seancë, tha se mocioni për shpërndarjen e legjislaturës së Kuvendit është në pajtim me të gjitha grupet parlamentare.

“Në bazë të nenit 82, paragrafi 1, pika 2, Kushtetutës së Republikës së Kosovës propozojmë për shqyrtim në këtë seancë mocionin për shpërndarje të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës. Ky mocion është në pajtim me qëndrimet e shprehura nga të gjitha grupet parlamentare në mbledhjen e Kryesisë, me kryetarë të grupeve parlamentare të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli”, tha Krasniqi.

Deputeti i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pati thënë se kjo legjislaturë ka qenë arenë konfrontimesh pozitë – opozitë për të ruajtur ligjshmërinë dhe Kushtetutën e Kosovës, e jo debat për avancimin e politikave në interes të qytetarëve.

“Si opozitë, kemi pasur përballë një koalicion prej 24 partive, por që përfaqësonin vetëm 1/3 e elektoratit, një koalicion pa legjitimitet, jo profesional, me vendimmarrje ad-hoc të bazuar në interesa politike dhe të grupeve të interesit. Si rezultat, është realizuar vetëm 30 për qind e agjendës legjislative, dhe atë nga vullneti i opozitës për të mbështetur disa ligje specifike”, theksoi Hoti.

Ndryshe, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, asnjë qeveri nuk arriti ta përmbyllë mandatin kushtetues prej katër vjetësh./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori