LAJMI I FUNDIT:

Tri shtetase të RMV-së, shpëtohen nga mbytja në Golem, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Tri shtetase të RMV-së, shpëtohen nga mbytja në Golem, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut, kanë rrezikuar të mbyten pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Golemit.

Të tria, kanë arritur të shpëtojnë pasi u është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, si dhe roja bregdetare dhe zyrtarët policorë të Kavajës, qe ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.


Ndërsa sipas mediave nga Shqipëria dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, kurse njëra është jashtë rrezikut të jetës.