LAJMI I FUNDIT:

Tri pozitat të cilat Arne Slot dëshiron t’i përforcojë tek Liverpooli këtë verë

Tri pozitat të cilat Arne Slot dëshiron t’i përforcojë tek Liverpooli këtë verë

Liverpooli ende nuk ka kompletuar ndonjë blerje këtë verë nën urdhrat e trajnerit të ri Arne Slot, por një raportim i ri ka zbuluar tri pozitat që holandezi dëshiron t’i përforcojë.

Slot iu bashkua Liverpoolit këtë verë nga Feyenoordi në një marrëveshje tre vjeçare duke e zëvendësuar Jurgen Kloppin.

Ndeshja e parë e teknikut holandez përfundoi me humbje prapa dyerve të mbyllura në një ndeshje miqësore ndaj Preston North End.


“Të Kuqtë” sidoqoftë mposhtën Real Betisin me rezultat 1-0 në fillim të turit parasezonal në Amerikë falë golit të Dominik Szoboszlai, ndërsa fitore morën edhe ndaj Arsenalit me rezultat 2-1.

Ka pasur largime nga Liverpooli këtë verë pasi Adrian dhe Joel Matip tashmë nuk janë pjesë e tyre, ndërsa Thiago Alcantara u pensionua nga futbolli.

Ani pse fillimi i sezonit po afrohet, Liverpooli ende nuk ka kompletuar ndonjë blerje, megjithatë duket se ata do të bëjnë hapa para në këtë drejtim gjatë javëve në vazhdim.

Ka tri pozita specifike të cilat trajneri i ri dëshiron t’i përforcojë ndërsa emri i njërit prej tyre tashmë dihet.

Sipas Independent, Liverpooli po kërkon një qendërmbrojtës, një mesfushor defanziv dhe një sulmues anësor.

Anthony Gordon ishte lidhur fortë me një transferim të mundshëm në ‘Anfield’ këtë verë dhe raporti sugjeron se ai mund të jetë njëri nga transferimet e para të Slot për 80 milionë euro plus shtesat./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori