LAJMI I FUNDIT:

Tri poza në joga të cilat do t’ju garantojnë gjumë më të mirë

Tri poza në joga të cilat do t’ju garantojnë gjumë më të mirë

Poza e zgjatjes përpara

Kjo pozë ndihmon në zgjatjen e muskujve të shpinës, si dhe përmirëson sistemin nervor duke e rritur furnizimin e qarkullimit të gjakut, gjë që e bën shpinën më stabile, transmeton Telegrafi.


Në këtë pozicion duhet të qëndroni për 20-30 sekonda dhe pastaj të riktheheni në pozitë normale duke marrë frymë.

Screenshot_17

Poza e maces

Kjo pozitë është ushtrim i shkëlqyeshëm për fleksibilitetin e shpinës, gjë që ndikon direkt në gjumë më të mirë.

Veç kësaj, kjo ndikon në masazhimin e organeve tretëse, përmirëson tretjen, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe relakson mendjen.

Screenshot_18

Poza e fëmijës

Pozë tejet relaksuese për shpinën që gjithashtu qetëson sistemin nervor, gjë që bën që ju të flini në paqe. /Telegrafi/

Screenshot_19