Tri herë në ditë pini këtë çaj: “Shëron” fshikëzën dhe lukthin, por pengon edhe rënien e flokëve

Këputja e arave më së shpeshti përdoret për shërimin e inflamacionit të kanaleve të urinimit, por ka edhe cilësi të tjera shëruese
Këputja e arave (lat. Equisetum arvense), është bimë shëruese e cila ka prejardhjen nga koha e romakëve dhe grekëve të vjetër dhe është përdorur tradicionalisht për ndërprerjen e gjakrrjedhjes, shërimin e të thatit dhe plagëve, për shërimin e tuberkulozit dhe për problemet me veshkat.
Këputja e arave (bishtkali) përmban silic, i cili ndihmon në forcimin e kockave, por shpesh përdoret si diuretik, por edhe si përbërës në kozmetikë, transmeton Telegrafi.
Konsumimi i rregullt i çajit të këputjes se arave lehtëson ngërçet e fshikëzës dhe urinimin e dhimbshëm, si dhe është i shkëlqyeshëm për problemet që lidhen me gurët në veshka, dhe përmirëson pasqyrën e gjakut, sëmundjet e lëkurës (ekzema, dermatiti atopik, dermatiti i kontaktit), ndihmon me ulcerat e stomakut, si dhe inflamacionin e organeve të tretjes.
Përveç kësaj, bishtkali përdoret edhe për gazrat e shpeshta në stomak dhe sëmundjet e kockave. Çaji ka një efekt të dobishëm në aterosklerozën dhe presionin e lartë të gjakut, nervozizmin, aneminë dhe sëmundjet metabolike.
Kjo bimë është gjithashtu një aleat i shkëlqyer në industrinë e bukurisë. Mund të ndihmojë në rënien e flokëve, e cila mund të parandalohet me konsumimin e rregullt të çajit, por edhe me shpëlarjen e flokëve me çaj të freskët pas çdo larjeje. Për shkak të përbërjes së tij karakteristike mund të përdoret si tonik në trajtimet kundër rrudhave të fytyrës dhe në rast të plagëve të përflakur në lëkurë përdoret si llapë.
Çaji i këputjes së arave
Mënyra e përgatitjes:
Hidhni një lugë çaji me 2 dcl ujë të vluar, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 30 minuta, më pas kullojeni. Pini 2 dcl çaj pa sheqer tri herë në ditë para ngrënies.
Çajin mund ta pini çdo ditë dhe për shkak të shijes së këndshme nuk është e nevojshme ta konsumoni të ngrohtë, por mund ta pini edhe kur është i ftohtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?