LAJMI I FUNDIT:

Tri ndeshje, tri fitore – me triumfin ndaj Spezias, vazhdon rrugëtimi i mirë i Milanit

Tri ndeshje, tri fitore – me triumfin ndaj Spezias, vazhdon rrugëtimi i mirë i Milanit
(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani e ka regjistruar edhe fitoren e tretë sezonale nga po aq ndeshje të zhvilluara në Serie A. Rossonerët fituan përballë Spezias me rezultat 3-0.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë mundësi shënimi, ndërsa rastin më të mirë e pati Daniele Verde për Spezian në minutën e 45-të, por Gianluigi Donnarumma bëri pritjen vendimtare.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 57-të, kur pas një harkimi të Hakan Calhanoglu nga gjuajtja e lirë, Rafael Leao reagoi në zonë për të shënuar.


Dy gola nga Rafael Leao (Foto: Twitter/AC Milan)

Goli i dytë erdhi nga Theo Hernandez, i cili rrëmbeu një top nga mesi i fushës dhe shkoi drejt sulmit për të shënuar (76’).

Dy minuta më pas,  Franck Kessie priti një top në zonë dhe ia ktheu Rafael Leaos, i cili shënoi golin e dytë personal (78’) dhe të tretin për Rossonerët.

Kjo ishte fitorja e tretë e Milanit në tri xhirot e para në Serie A dhe numëron nëntë pikë, po aq sa ka edhe Atalanta në krye të tabelës. Për Spezian, kjo ishte humbja e dytë në tri ndeshje, ndërsa ka regjistruar edhe një fitore. /Telegrafi/

https://twitter.com/OficialFutTT/status/1312804169259114496

https://twitter.com/IAmSaquon/status/1312809430271119361

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori