LAJMI I FUNDIT:

Tri gjërat që bebja i mëson kur ende është në barkun e nënës

Tri gjërat që bebja i mëson kur ende është në barkun e nënës

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit mund t’i mësojnë disa gjëra të caktuara edhe para se të lindin, ndërsa Telegrafi jua sjell më poshtë se cilat janë këto gjëra.

Shijen

Profesori Peter Hepper, nga Universiteti i Queens-it në Belfast, kishte menduar se a mund ta pëlqeni ndonjë lloj të caktuar ushqimi edhe para se të lindni. Kjo dëshirë e kishte shtyrë atë ta kryej një studim, ku gratë që priteshin të bëhen nëna së shpejti është dashur të hanë ose të mos hanë fare hudhra. Rezultatet ishin mjaft interesante, pasi që fëmijët e lindur nga nënat e grupit të dytë kishin preferuar shujta me hudhra kur kishin mbushur 8-9 vjet, transmeton Telegrafi.


E njëjta gjë ka ndodhur edhe me lëngun e karotës: Bebeve pesë-gjashtë muajsh, nënat e të cilëve kishin konsumuar lëngun gjatë shtatzënisë, u kishte pëlqyer tej mase ky lëng.

Dëgjimi i zërave

Një grup i shkencëtarëve nga Finlanda ka kryer një eksperiment, ku dy grupe të grave shtatzëna kishin dëgjuar ninulla çdo ditë ose nuk kishin dëgjuar fare. Rezultati kishte qenë se bebet e grupit të parë kishin reaguar ndaj këngëve, përderisa grupi i dytë kishte qëndruar indiferent.

Hulumtuesit kishin arritur në konkludim se bebet i mësojnë ninullat qysh kur janë ende në barkun e nënës.

Njohja e zërit

Athena Vouloumanos, psikologe nga Universiteti i Nju Jorkut, i ka krahasuar reagimet e bebeve të porsalindura ndaj zërave të njeriut dhe ka zbuluar se bebet reagojnë ndaj zërit. Veç kësaj, ata reagojnë edhe më shumë kur e dëgjojnë gjuhën amtare.

Hulumtimi ka ndihmuar të dëshmojë një koncept të rëndësishëm: akustika e mirë është e nevojshme për bebet që nuk kanë lindur sepse mund të zhvillojnë çrregullime në të folur nëse nuk e dëgjojnë zërin e njeriut. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

Shtatzëna
Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Kalo në kategori