Arsenali sot e ka konfirmuar Mikel Arteta si trajnerin e tyre të ri, ku ai ka nënshkruar një kontratë për tri vite e gjysmë.

Spanjolli do të fillojë punën e tij të re të dielën, por do të jetë i pranishëm në Goodison Park ku Arsenalit luan ndaj Evertonit të shtunën.

Arsenali aktualisht është shtatë pikë larg zonës së rënies dhe shpenzimet në afatin kalimtar të janarit duken të pashmangshme.

Arteta Arsenal e1576851832394

Sa para do të ketë Arteta në dispozicion nuk është bërë e ditur akoma.

Express Sport i ka hedhur një vështrim lojtarëve që mund të blihen dhe janë tre ata që kanë gjasa të ofrohen në ekipin e Artetas.

Bernd Leno do të vazhdojë të jetë në portë. Hector Bellerin do të jetë në të djathtën, ndërsa në të majtë Kieran Tierney.

Në qendër mund të blihet një mbrojtës dhe ai që ka tërhequr vëmendje është Pau Torres i Villarreal.

Screenshot 31

Partner me të ka gjasa të jetë David Luiz.

Matteo Guendouzi në qendër të mesfushës,  ndërsa atij mund t’i shtohet Denis Zakaria  nga Borussia Monchengladbach.

hi res 7e6e8c6752ba0d3d7d7a9894fcc1e5aa crop north

Mesut Ozil mund të qëndrojë, por pritet të blihet Ryan Fraser që luan te Bournemouth.

PA 44331552

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Nicolas Pepe do të formojnë pjesën tjetër të sulmit.


Formacioni

Leno; Tierney, Pau Torres, David Luiz, Bellerin; Guendouzi, Zakaria; Fraser, Ozil, Pepe; Aubameyang.

Screenshot 32


/Telegrafi/
telegrafi sport app