LAJMI I FUNDIT:

Trepça mposht Pejën në ‘Minatori’ dhe merr fitoren e 17-të radhazi në Prince Caffe Superligë

Trepça mposht Pejën në ‘Minatori’ dhe merr fitoren e 17-të radhazi në Prince Caffe Superligë

Trepça ka shënuar fitoren e 17-të radhazi në Prince Caffe Superligë, duke triumfuar në derbin ndaj Pejës me rezultat 94:77 (24:16, 27:27, 23:16,  20:18). Darnell Edge shkëlqeu në derbin e javës së 24-të.

Verdhezinjtë e nisën me një seri prej 4:9, e më pas pranë rezultatit 11:14, vendasit hyjnë në një seri të suksesshme për të përmbysur shifrat në 22:14, derisa çereku i parë përfundoi 24:16. Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë në 41:23, por kampionët u afruan rezultatin, derisa pjesa e parë përfundoi 51:43, ku 20 pikë shënoi Darnell Edge.

‘Xehetarët’ në periudhën e tretë kishin epërsinë më të lartë, në 21 pikë, 66:45, derisa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 74:59. Në dhjetë minutat e fundit, vendasit ruajtën epërsinë dhe triumfuan 94:77.


Edge ishte më i miri i Trepçës dhe derbit me 33 pikë, tri kërcime dhe katër asistime, derisa te pejanët Larry Thomas kishte 15 pikë e shtatë asistime.

Trepça siguroi vendin e parë me 22 pikë e dy humbje, kurse Peja renditet e dyta me 17 fitore e shtatë humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori