Skuadra nga Mitrovica, Trepça ka rikthyer epërsinë në serinë gjysmëfinale ndaj Pejës, në kuadër të play-offit të Superligës së Kosovës.

Trepça triumfoi me rezultat të thellë 123 – 79 (26-21, 28-17, 30-20, 39-21).


Mitrovicasit e nisën fuqishëm për ta fituar çerekun e parë me pesë pikë epërsi (26-21), ndërsa e rritën bindshëm avantazhin në çerekun e dytë me rezultat 28-17.

Kur mendohej se Peja do të kthehej, Trepça veçse e rriti epërsinë, këtë herë në çerekun e tretë me rezultat 30-20.

Kurse, goditjen finale ua dhanë në çerekun vendimtar me plot 18 pikë tjera dallim 39-21.

Drilon Hajrizi ishte i padnalshëm me 26 pikë, ndihmuar nga Amzil me 14 sosh, derisa te Peja u dallua Bracey me 23 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app