Trent Alexander-Arnold u lëndua rëndë: Ai do të humbasë tetë ndeshje, përfshirë El Clasicon
Njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë, Trent Alexander-Arnold, pësoi një lëndim të rëndë mbrëmë në fillim të ndeshjes mes Real Madridit dhe Marseilles.
Sot, stafi mjekësor i “Los Blancos” ka konfirmuar lajmin e keq për trajnerin Xabi Alonso, me mungesën e gjatë të anglezit.
Alexander-Arnold iu desh të largohej nga fusha vetëm pas pesë minutash lojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi ndjeu dhimbje në këmbën e majtë. Në vend të tij u aktivizua Dani Carvajal.

Edhe pse Reali arriti fitoren 2-1, humbja e Alexander-Arnoldit është goditje e madhe për ekipin, pasi mbrojtësi do të mungojë të paktën gjashtë javë për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Kështu, Real Madridi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tij në ndeshjet kundër Espanyol, Levante, Atletico Madrid, Kairat, Villarreal, Getafe dhe Juventus. Ai do të mungojë gjithashtu edhe në El Clasico kundër Barcelonës, që do të zhvillohet më 26 tetor.
Parte médico de Trent.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 17, 2025
Alexander-Arnold pritet të rikthehet në fushë më së shpejti më 2 nëntor, kur Real Madridi do të presë Valencian në “Santiago Bernabeu”. /Telegrafi/






























