LAJMI I FUNDIT:

Trenë të rinj me shpejtësi të njëjtë si të vjetërit, shkak infrastruktura hekurudhore (Video)

Trenë të rinj me shpejtësi të njëjtë si të vjetërit, shkak infrastruktura hekurudhore (Video)

Trenët e rinj të cilët kushtuan 25 milionë euro, përveç emrit “të rinj” nuk posedojnë diçka tjetër të veçantë. Peco Bozhinovski, më shumë se 30 vjet punon si vozitës i trenit, për TV21 thotë se trenat e rinj mund të lëvizin me shpejtësi prej 140km/orë, por për shkak të infrastrukturës së vjetër, ata lëvizin me shpejtësi të njëjtë si trenat e vjetër, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Treni është i ri, bashkëkohor dhe shumë më lehtë e kemi që ta drejtojmë. Shpejtësia varët nga hekurudha, prandaj edhe trenat e vjetër edhe ata të rinjtë nuk mund të lëvizin me shpejtësi më të madhe sesa nga ajo që na e lejon hekurudha. Ky tren mund të lëvizë deri më 140 km në orë, ndërsa tek ne shpejtësia më e madhe që mund të arrihet është 100 km”, deklaroi Bozhinovski.


Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë, Irfan Asani, thotë se infrastruktura hekurudhore nuk lejon që trenat e rinjtë lëvizin me shpejtësi maksimale.

Qytetarët të cilët e përdorin transportin hekurudhor thonë se janë të kënaqur nga trenat e rinj, por nuk e shohin dallimin në shpejtësinë e lëvizjes së trenave. Ata thonë se deri te destinacioni i tyre arrijnë për të njëjtën kohë si edhe me trenat e vjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori