LAJMI I FUNDIT:

Trendët e viteve nëntëdhjetë po kthehen me shpejtësi: Ky stil flokësh do të jetë hit i vërtetë sivjet!

Trendët e viteve nëntëdhjetë po kthehen me shpejtësi: Ky stil flokësh do të jetë hit i vërtetë sivjet!

Kur është fjala për trendët në botën e stilizimit të flokëve, si duket në modë po kthehet stili i flokëve biond me tufa, i cili duket sikur thjesht nuk ju shkohet te floktari.

Stili i këtillë më së miri u rri atyre flokëve me nuanca të arta, të cilat frymojnë ngrohtësi apo stilit bob të hedhur me shkujdesje anash.


Trendin e viteve nëntëdhjetë tashmë e kanë bartur vajzat e famshme siç janë: Selena Gomez, Rita Ora, motrat Kardashian apo Hailey Baldwin, dhe që të gjithave vërtet u rri mirë, transmeton Telegrafi.

Nëse ju nevojitet ndryshimi dhe keni flokë të hirta, përse të mos provoni diçka të këtillë? Vetëm kujdesuni me rastin e zgjedhjes së nuancave të cilat u përshtaten tenit tuaj.

Për rezultate më të mira zgjidh ndonjë nuancë të ngrohtë e cila do t’i japë freski fytyrës suaj, mirëpo kujdes si i kuron flokët.

Mos i laj shpesh, lëri që pak të thahen në peshqir para se t’i thani me tharëse flokësh, ushqeji me vajra natyralë dhe rregullisht shkurtoj majat e pashëndetshme. /Telegrafi/