LAJMI I FUNDIT:

Trend absolut i këtij sezoni: Rrobat nga kadifeja, qëndisma, tyli apo dantella!

Trend absolut i këtij sezoni: Rrobat nga kadifeja, qëndisma, tyli apo dantella!

Kadifeja, sipas mendimit të ekspertëve të modës, është trend absolut i këtij sezoni.

Rrobat nga kadifeja janë ideale për vajzat dhe gratë të cilat dëshirojnë të jenë gjithmonë në trend dhe të cilat dinë se si t’i kombinojnë kompletet trendi me tyl të tejdukshëm, transmeton Telegrafi.

Fustanet e kadifenjtë në kombinim me lëkurën dhe dantellën janë zgjedhje e vërtetë për raste solemne. Vëmendje e veçantë në këtë koleksion i është kushtuar palltove me ngjyra të ndryshme.

Kombinimet e lëkurës, kadifesë dhe dantellës me qëndisma dore, koleksionit i japin dozë të veçantë luksit unik.

Motivet e qëndisura me dorë koleksionit i japin notë të veçantë të inspiruar nga bukuria e natyrës.

Nga ngjyrat dominojnë e gjelbra, vjollcë e errët, e zeza, bordo, e kaltra dhe ngjyrë mjedre.

/Telegrafi/