LAJMI I FUNDIT:

Trençevska: Siguria dhe shëndeti i punëtorëve gjatë punës janë prioriteti numër një gjatë krijimit të politikave

Trençevska: Siguria dhe shëndeti i punëtorëve gjatë punës janë prioriteti numër një gjatë krijimit të politikave

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot e ka hapur konferencën treditore ndërkombëtare “Siguria dhe shëndeti gjatë punës pa kufij”, të organizuar nga ana e 10 organizatave joqeveritare eksperte nga shtatë vende nga Ballkani dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Trençevska në fjalimin e saj potencoi se konferenca “SSHP pa kufij” është me rëndësi jo vetëm për nga përmbajtja, por edhe për nga përbërja e pjesëmarrësve. Ajo e thekosi karakterin ndërkombëtar të konferencës, duke potencuar se me këmbimin e përvojave, secili në vendin e tij do të mund ta shfrytëzojë atë që konsideron se do të kontribuojë gjatë Sigurisë dhe shëndetit gjatë punës së qytetarëve.


“Ajo që sipas meje është posaçërisht me rëndësi është tema e kësaj konference – punëtorët e huaj, të shikuar përmes prizmit të sigurisë dhe shëndetit gjatë punës. Secili nga vendet nga rajoni gjithnjë e më zëshëm gjatë kësaj periudhë flasin për proceset demografike, për migrimet dhe për mungesën e fuqisë punëtore, e cila është kyçe për lëvizje dhe stabilitet të ekonomisë. Dhe pikërisht punëtorët e huaj imponohen si segment që na mungon dhe i cili mund të kontribuojë shumë në secilin nga vendet tona”, tha Trençevska.

Ajo potencoi se konferennca e formatit të tillë mund të kontribuojë në krijimin e standardeve për Siguri dhe shëndet gjatë punës së punëtorëve të huaj, si një nga komponentet më të rëndësishme, që ndikojnë ndaj konceptit të punës së denjë.

Ministrja u dëshiroi punë të suksesshme të pranishmive, e cila do të kontribuojë, siç tha, për avancimin e praktikave në pjesën e Sigurisë dhe shëndetit gjatë punës te të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Lajme
Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Lajme
Avokati Berisha: Naim Murseli ka përmendur edhe tradhtinë, por kjo nuk do të dalë e vërtetë

Avokati Berisha: Naim Murseli ka përmendur edhe tradhtinë, por kjo nuk do të dalë e vërtetë

Lajme
Babai i Naim Murselit: Jemi në gjendje të rëndë emocionale, Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë

Babai i Naim Murselit: Jemi në gjendje të rëndë emocionale, Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë

Lajme
Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Lajme
Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Lajme
Kalo në kategori