Një nga situatat më komike të ditëve të fundit në shtëpinë më të famshme në vend ka shkaktuar të qeshura si brenda ashtu edhe jashtë saj.

Kamera ka kapur një moment epik mes banorëve Dolce dhe Edi, të cilët po qëndronin në oborr.


Teksa po pushonin, Edi duket se nuk ka rezistuar dot ndaj lodhjes dhe i është dorëzuar gjumit për disa minuta.

Foto: Instagram

I shtrirë në karrige, ai ka rënë në gjumë, duke mos qenë i vetëdijshëm për kamerat dhe banorët përreth.

Në atë çast, “Vëllai i Madh” ka thirrur me zë emrin e tij për ta zgjuar, siç ndodh shpesh në situata të tilla.

Foto: Instagram

Mirëpo, reagimi i Edit ka qenë ai që ka bërë skenën virale.

I trembur nga thirrja e papritur, Edi është zgjuar me një lëvizje të fortë, duke u habitur aq shumë, derisa iu kthye realitetit. /Telegrafi/