Tregu i Luleve është njeri ndër aktivitetet e ideuara dhe organizuara nga Komuna e Prishtinës që ka për synim mbështetjen e bizneseve që merren me prodhimtarinë e luleve.

Sipas Komunës, këto të fundit do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve të tyre në 6 shtëpiza të projektuara për shitjen e luleve.


Kësaj radhe, ky treg është bartur në sheshin “Edit Durham”, ku pritet të ketë frekuentim shumë më të madh të qytetarëve sesa në lokacionin paraprak.

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ka prioritet përkrahjen e vazhdueshme dhe ofrimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e bizneseve. /Telegrafi/

unnamed 1 10

unnamed 2 3

unnamed 3 1

unnamed 4 3

unnamed 5 2

unnamed 6 2

unnamed 27