LAJMI I FUNDIT:

Tregtarët e naftës të shqetësuar për luftën tregtare SHBA-Kinë

Tregtarët e naftës të shqetësuar për luftën tregtare SHBA-Kinë

Çmimet e naftës po shfaqen të qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërkohë që tensionet tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës vijojnë të kërcënojnë kërkesën për naftë.

Megjithatë, një lehtësim e ka ofruar marrëveshja mes SHBA dhe Meksikës për kontrollin e emigrantëve.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 63.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta WTI po tregtohet në rreth 54 dollarë për fuçi. Marrëveshja gjatë fundjavës mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës për të luftuar emigracionin ilegal nga Amerika Qendrore larguan shqetësimet për vendosjen e tarifave nga Uashingtoni ndaj produkteve meksikane.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë se ka shqetësime për shëndetin e ekonomisë botërore, pasi në horizont nuk ka shenja për arritjen e një marrëveshjeje mes dy ekonomive më të mëdha në botë. SHBA dhe Kina përfaqësojnë rreth tre të katërtat e rritjes së kërkesës për naftë, sipas të dhënave të vitit 2018. Referuar të dhënave të tjera, importet e naftës bruto nga Kina ranë në 40.23 milionë ton gjatë majit, nga niveli rekord prej 43.73 milionë ton në prill.

Ndërkohë, banka Barclays, në një shënim për klientët e saj, tha se ka rishikuar në rënie parashikimin për rritjen ekonomike në SHBA, Kinë, Indi dhe Brazil. Në anën tjetër, çmimet vijojnë të mbështeten lehtë nga mundësitë që OPEC të shtyjë marrëveshjen për uljen e prodhimit, përtej muajit qershor. /Telegrafi/