Nga: Ernest Koliqi (pjesë nga përmbledhja me tregime, Tregtar flamujsh, botuar më 1935)
Nji ndjesi e errët, si nji neveri e paspjegueshme mbante larg Hilush Vilzën nga dugâja e Gaspër Tragaçit. Kur i duhej domosdo me rà atypari, ecte rrâzë dugâjve kundruell, shpejt e shpejt, pa sjellun kryet, pèzull në frygë mos po del tregtari ke dera m’e thirrë. E nji ditë a nji tjetër ai e pritte kët punë, sepse ia kishte borxh nji vizitë mikut të vjetër të shtëpis. Edhe mbas dekës së t’et të Hilushit, Gaspri ruejti miqsin si përpara, vinte për festa e për emna edhe u kujdesue në rasa të ndryshme për shtëpi, ndërsa djali banonte jashta Shqipnije m’u shkollue. E Hilushit, tashti qi u këthye në Shkodër, i përkitte m’u pa me tê e me ndêjë. Gjallnisht e ndiente at detyrë. Vendonte[1] përditë me shkue. Por diç e shtrëngonte me shty ditë në tjetër.
Po ashtu nga Ernest Koliqi
– Nji anmik ma shum: Vjerrsha patriotike
– Atdhedashuní e patrjotizëm
– Nji anmik në ditë
– Edhe po të pranojmë se Noli pat njolla, tre veprat e shkëlqyeshme, krejt i’a shlyejn…]
Nji ditë s’pat mâ kah me ikë.
Tue kalue ânës kundruell me Remzi Frashnjetin (kur ndodhte me ndonji shok i dukej veti mâ trim) ndëgjoi nji krizëm në xham t’asaj dugâje. lu desht me i sjellun syt e pau tregtarin, mbas xhamit të dritores së parë ku mbante tryezën, tue i bâ shêj me këthye. Me nji shqetësim në zêmër, qi ai vetë e quejti vetimeveti qesharak, u dâ prej shokut edhe hyni aty mbrêndë.
Gaspri rrinte në kâmbë mbas tryezës në krye të dugâjës.
– Po ti hajde! – bani miqasisht tue i shtrî të dyja duert kah i riu. – Pse m’ikë? Ku jé qi s’vjen? S’më ké gjâ borxh…
Qeshte tue i thânë këto fjalë. Ai të qeshun nuk ia zbutonte aspak ngursin e ashkës[2] së synit, e cila rrinte përherë ngulë në nji ftoftësi arenzid.[3] Hollak, me flokë gati krejt të thimun, ndonse jo fort i shtym në mot, flitte me shpirt e me energji, por kumbimi i zânit ashtu si ashkja e synit qëndronte i ftoftë edhe ndër fjalët mâ miqsore.
Hilushi u ul në nji ndêjse para tryezës edhe nisi tue belbëzue të çfajesohet për vonesën e asaj vizite të detyrueshme. Tregtari, pa ia vû veshin çfajesimeve të tija, vazhdoi:
– A i mbarove krejt shkollët? Të lumtë! Sot po lypet, pra, dija. Jam gëzue shum qi ké gjetë nji nëpunsi të mire e të rehatshme. A e pin duhanin?
– Hilushi mbështolli nji cingare në kuti qi ai ia paraqiti.
– Mue me fal se nuk ulem ndêjun; e kam adet e rrij në kâmbë.
Heshti sa grima, mbandej prap nisi:
– Ti jé djali i mikut mâ të ngusht qi kam pasë…
Zâni këtu i mori nji tingull të çuditëshëm përmallimi, por vetëm për nji ças.
– Yt-àt (dritë-pastë!) kur diq t’i la shum ngatrrueshëm punët e shtëpis. Pat bâ disa gabime… Nejse! më fal qi po të fias kshtu. Flas për të mirën tande. E kam nji farë të drejte; si thue? Do punë, sa kjé përjashta, t’i kam rregullue; tjerat ké me i ndreqë vetë tash qi këtheve. Dishroj qi të vêhesh për fije nji herë e mire: a po kujtohe?
Djaloshi u falnderue pështjellueshëm. Ndiente vërevërtè[4] 4mirnjoje për kujdesin qi tregtari u kushtoi punve të tija kur ndodhej tepër i ri në moshë e larg shtëpis, por i lëvitte[5] përmbrênda edhe nji déll kundrështar për at mënyrë aspak të njomë me të cilën ai përmendte emnin e të t’et dhe ndernat e bâme. S’dij shka kishte dhânë n’at ças mos m’e i pasë për detyrë ato falnderime qi, pa ndonji arsye të caktueme, iu dukeshin shum të randa.
– Sa e ke rrogën?
– Djaloshi çuditej vetimeveti për butësin me të cilën epte përgjigje ndërsa në shpirt ndiesija kundrështare i shndrrohej n’urrejtje t’hovshme.
Gaspër Tragaçi, me fjalina të shkurta e të préme, e këshilloisa me shpenzue në muej për shtëpi, cilat nevojë me plotësue, cilat me i bâ të mângut, sa me ruejtë. Tue folë hove hove siellte, në kolet[6] të fortë bardh si bora hekurosë mâ s’miri, qafën e thatë plot gjallni dejsh të ngrehun, tash kah rruga mbas xhamit tash gjatë dugâjës[7] së gjânë e t’ultë deri në fond ku mbas nji banaku rrijshin në heshtje shegertat. Si i tërhjekun magnetikisht prej atij shikimi me feksime arenzi, edhe Hilushi lëshoi syt mbi rafta e mbi banakë mbushë me gjithnduer[8] mallnash, nëpër të gjitha skâjet e dugâjës plot e përplot me dênga e me arkë, me sendet mâtë papajtueshëm ndërmjet veti, ç’prej[9] shollit për këpucë deri në parmêndë hekuri, grumbullue pa kurrnji kriter estetik, gadi si me dhânë përshtypjen e nji pasunije të pa masë qi përbuzë nevojën e rendimit. Krejt jetën ia kish kushtue fîtimit ai burrë i thât, tânë dej, qi flitte aty mbas asaj tryeze. Me mundime e me flîje[10] e me qindresë të hekurt, tue nisë gadi prej asgjâjet, arriti edhe kapërcei qellimin m’u pasunue si ç’mos kushi.[11] Nga skâji ke dritorja e parë e asaj dugâje, gjith ditën në kâmbë, mbarshtronte[12] shtëpijat, tokët e veta, tregtin e madhe, paret vendue gjithkah me devér.[13] Veç nuk gzonte sympathin e qytetit. I përmbledhun në punën e vet, i vrashëm[14] në fjalë me ata qi bâheshin nevoja e tij, gjallonte i veçuem në mes gjâs së pamatun. Aspak koprrac për vete, pa fëmij, gruen e shtëpin i mbante rnâ së miri. Por rrall fort ndihmonte tjetërkend. Pak mendime ushqente në trû, por të sigurta e të përpikëshme. Për tê jeta shembullente nji luftë, në të cilën mâ i squeti e mâ i zoti njehej ai qi fitonte mâ shum pare. Interesat shpirtnore aspak s’e trazojshin; iu dukshin punë për natyra të ligështa, për mende abnormale.[15] Në fond të çdo veprimi i vizatohej vetëm pyetja: sa? Kjo mundesi, qi çfaqej nëpër fjalë të tija, e turbullonte Hilushin. Aty n’at dugâjë mbushë me mallna të kushtueshëm, para atij njeriu energjik me mendime e fjalë të préme, e ndiente veten si padeshtas të vogël, të pazotsi e të pafuqi.
Këshillet e gjata tregtari kështu ia përfondoi:
– Ruej sa mâ tepër qi të mundesh. Roja, më ndigjô mue, roja[16] e ban nierin të pasun. Të pasun e prandej të lirë. Pse, vire në vesh kët fjalë qi po të tham, veç ai qi s’ka nevojë për të tjerë âsht i lir…
Ky aforizëm i papritun, shqyptue nga ai zâ me tinguj metalikë, ia shpartalloi djaloshit sigurin krenare të zakonshme. Ku e kish thimthin shpotar[17] kundra mendeve të ngushta qi deshiret landore kryekëput robnojnë, ironin e mpreftë me të cilën në tryezë të kafes rrethue prej shokve përpiqej me dërmue prej s’iargu trashamanin e përfitimit të jetës së shumicës në qytet? Mënyra e tij me kuptue botën, qi i dukej mâ e naltë se ajo e asaj shumice, aty iu trand. E ndieu veten të thyem. E ndieu veten fajtuer para atij gjyqtari me kritere paramune[18], qi me sy depërtues e shikonte tue dashtë të hetoje ndoshta në fytyrë të tij mundësit e ardhëshme në jetë. Sa vlerë mund i epte, ai pushtues pasunije qi matej me kùt[19] e njehej[20] me numra, pasunis shpirtnore mbledhë prej anderrtarit të ri mbi libra qi mësojnë me përbuzë paren? Bota e përmbrêndshme, krijue me mundime të gjata, ndërtue copë copë në heshtje e në vetmi, bota e bukur e veçantë e tija qi do të zbulohej copë copë ndër vepra t’ardhëshme, u terratis dalkadalë n’atë dugâjë, ku qarkullonte, tue depërtue për hundësh në shpirt era e pôsaçme e atyne mallnave të përziem. Nji dishir i stërfuqishëm m’u çue me dalë, me ikë andej, e dridhi fund e maje. Por s’mujt me luejtë, ngujue aty prej nji pyetjes së tregtarit.
– Më kanë thânë se din me qitë vjerrsha.
Hilushi çoi syt kah ai. Por n’at ças dikush hyni me blé dishka e mbet ajo fjalë ashtu e varun. Pat kohë në kët ndalim të shkurtë me i mbledhë të gjitha fuqit e veta e m’u pregatitë për nji qindresë të fundme. E kuptonte fare mirë taktikën e Gaspër Tragaçit.
“N’emën të nji urtije kallpe, tue kujtue se më mëson m’u vû për fije në jetë e me gjetë lumnin ashtu si e kupton ai, tash po më predikon e tash po më porosité mos m’u marrë me punë boshe qi s’qesin asnji dobi, por kësaj here s’po e lâ pa përgjegje!”
Arsyetimi aty s’punonte. Si mund të arsyetohet me nji njeri qi prej nji shtatorje të hyjnueshme të Praksitelit[21] orvatet të nxjerri nji kambë për shkallën e vet të mermertë?
Në realitet s’e ndiente vetin të sigurtë. Ai dronte se njomsija e mendimeve të kullueta e të ndritëshme, ndry ziliqarisht në fund të vetes, themel i botës së msheftë vetjake në të cilën ai veçohej me jetue ndër çasa mâ muzikorë kur vokama[22] e pështjellueslime e ndiesive të dalldisuna harmonizohej papritmas mbarshtrue nga skeptri i hollë i Zânës qi u epte shfrim në kângë, ai dronte se njomsija e asaj bote shpirtnore nuk do të mujte të durojë sulmin fyes të fjalve të trasha të tregtarit. Si m’u mprojtë, shka me dhânë përgjegje? Shpëtimin e shifte n’ikje. Vetëm tue u çue e tue dalë nga ajo dugâjë ku i merrej fiyma e i turbullohej mendja mund e ruente të pacenueme shêjtnoren[23] e ndritshme të shpirtit, skâjin hyjnuer ku strukej arsyeja mâ e çëmueshme e krejt jetës së tij. Por do fjalë të paprituna të tregtarit s’e lanë prap me luejtë vendit. Ishte andërr a zhgjandërr?
– Po, m’i kanë levdue do shkrime të tua… A din sa m’âsht bâ qejfi! Ka nevojë shum vêndi për kso gjânash: a po kujtohe? Kena metë mbrapa…
Tallej a por flitte pëmjimend? Në zâ e në fytyrë Hilushi nuk hetoi asnji qellim talljeje. E u çudit sa s’ka.
– Pse, e shef ti? Të gjithë në botë e dùen vendin e vet, veç nesh. S’ndiejnë këtu gjindja. Por duhët me i bâ me ndie me përdhuni.
Dikur ndër né kishte njerz mâ të xét për kso punësh. Atëherë, pra, s’kishte Shqipni e sot ka. Tash qi ka, s’duem me ditë për tê. A po kujtohe? Un, për veti, nuk shof përparim në ket pikë…
Hilushit nisi me i bré zêmra.[24] Pse m’e gjikue Gaspër Tragaçin, mikun e t’et, mbas fjalve të botës? S’duhet kurr m’u ngutë e me dënue nji njeri pa e njoftë mirë.
– Duhet qi ju të rijt të punoni. Me folë, me predikue pa u lodhë, a po kujtohe? E me shkrue, sidomos ti qi jé i zoti. S’ka, duhet m’e mbajtë kët Shqipni, me ia mbushë menden të madhit e të voglit qi me përparue…
Ndiente, ndiente tregtari. Jo vetëm paren çëmonte, fitimin e pares, por edhe dishka tjetër të palandët[25] si përparimin e vendit. Veçse tingulli përherë i ftohtë i zânit të tij s’e lënte djaloshin m’u lëshue krejt në besim e n’enthuzjazëm. Nji ndiesi e ndërlikueme e bânte me ndêjë në roje, me pritë fundin e bisedës.
– Si thue ti, ka m’u njallë ndoj mendim për kët Shqipni në masën e ré? Ti mëson aty në shkollë e mund i dijshe këto punë…
Nuk priti përgjegjen e Hilushit, por vazhdoi:
– Mbas luftet të madhe kujtova mâ[26] se Shqipnija do t’u mëkambte. Ti e din se mue më mbushet mendja me zor. Sidomos në këso punësh: a po kujtohe? Por m’u mbush mendja, po të tham. E drue[27] fort se jam gabue.
– Jo – tha Hilushi – gabue s’jé. Nji popull i ri vonon m’u vû n’udhë të qytetnis, pse fillesat janë gjithmonë të vishtira. Por ky i yni tash kapërcen[28] pengimet e tash ecë me shpejti kah përparimi.
– Ty të lumtë goja. Ishalla bâhet si thue ti. Por un drue se kam ra mbrêndë.
Hilushi çoi fytyrën kah ai në mënyrë pyetëse.
– Po, po; drue se kam râ mbrêndë. Hajde e shif.
Kaluen mbas banakve kah nji derë qi çelej midis mûrit të mbrêndshëm të dugâjës. Djaloshi e ndoqi, mbushë me kureshtë. U përshkuen nëpër nji rruginë të terrshme, plot arkë gjithnduer mase e kashûj[29] të stivuem njâni mbi tjetrin, e u ndalen ke nji derë ode. Gaspri nxori prej xhepit nji tubë çelsa, gjeti at të braves s’atyshme edhe e hapi. Hilushi rrotulloi syt i çmeritun.[30] Ajo odë, mjaft e madhe, ishte plot me flàmuj kuq-e-zi. Vinte n’at odë nji erë e posaçme, erë topash pelhure të re grumbullue në nji anë të mbyllun qi s’merr ajr.
Në raftat deri në tavan qi rrethojshin katër zdaktat[31] e odës, tue lânë lirshëm vetëm katrorin e dritores kah oborri mbas dugâjës, rrijshin pilue[32] qinda paketash të trasha mbështjellë në letër zverdhuke. Letra e shkyeme vende vende lëshonte prej do paketash skjepin e ndonji kindi të kuq. Disa gypa të gjatë qepë në beze shifeshin të mbështetun pingul për rafta. Hjedhun në nji kand afër dritorje venitej të kuqt e nji flàmuri me shtîzë veshë në kadife. Përmbante mija flàmujsh ajo odë e errtë. Vjerrshatari i ri, mësue qyshë prej rinis mâ të parë me shndërrue ndiesit e pacaktueme në parafytyrime të gjalla, mendoi: “Mija agimesh epopeje të kuqe fjetë në burgun e nji kohe të mugët.”
Humbi në nji fluturim të vrikshëm[33] mendimesh lyrike. I ndodhte shpesh me harrue shqimit[34] vêndin ku gjindej e rrethin në të cilin rrinte, i joshun si nga nji muzikë e hollë zgjue vrik në fund të shpirtit kah do largësina ajrore ku rasa[35] mâ parandsi, e përshkueme nëpër shëndrita të deshirit poetik, merrte fytyrën e nji arratije të mrekullueshme. I pau ata flàmuj të shtjelluem në nji dritë të gjallë fitoresh kumbore,[36] në krye të nji kombi të lir mbi udhaplot brohorina t’ardhmenis kur era e larit[37] ymonte e pastër drejt qiellit. I pau ato shqipe të zeza tuè u lirue nga burgu i errët i nji kohe të zezueme e tue rrahë flatrat nëpër ajri të knqe si engjuj drejtësie kah skâjet mâ të mshefuna të maleve e të fushave t’atdlieut.
– A shef si kam râ mbrendë? Tue mbajtë uzdajë[38] se nuk do të rrinte shtëpi pa e marrë ka nji, i porosita me turra. Por s’blén kurrkush. Më kanë mbetë pa u shitë. Mjaft, pra, ia kam ulë çmimet.
Zâni me tinguj metalikë theu shortin[39] e vegimit të largët ajruer. Nji zêmrim i hovshëm iu gjinikue[40] djaloshit përmbrënda. Donte të thonte dishka për me fye tregtarin; kërkoi me mend nji të shâme qi t’i përshtatej.
Gaspër Tragaçi, pa u kujtue për shikim plot neveri qi i flakuroi djaloshi, shkoi e mori nji prej gypave qepë në beze, nxori me kujdes nji flàmur të mbështjellun, këthei kah Hilushi qi qëndronte afër derës s’odës edhe nisi me shtjellue, cohen e mirë të tij me shqipe të zezë punue mjeshtrisht, tue rrotullue ndër duer shtîzën.
– Gjynah me mbetë pa u shitë ky farë malli!
Ndërsa në dorën e rrëmakët[41] mbante shtîzën, rroku me atê të djathtën nji kind të pelhurës së kuqe e iu afrue djaloshit tue e ndukë.
– Shif sa cohë e mirë!
Po të vronte dy duer të ndyta tërbue n’epsh shtazarak tue u shtrî kah trupi i nji krijatyre të njomë e të dashun, përqethje mâ e rreptë s’ia kish tronditë mishin e shtatit. Befas e me rrëmbim vërviti duert përpara e ia hoq pelhurën tregtarit. Ky zgerdhuci[42] syt.
Hilush Vilza tha me zâ t’ultë, por të ndezun:
– Mos e prek me ato duer.
Tregtari, varë në çudi e në pezmatim, bâni:
– Ke dalë mêç-a?[43] Shka të gjet?
Nji ironi e thellë i shpërthente të riut ke buza.
– Bukur, besa, e paske mendue… Hâni,[44] ju mësuesa të rij, me folë, me shkrue për atdhé: ku jeni? S’po shiten aspak flàmujt.
Gaspër Tragaçin e kish ngrî çudija në vend. Djaloshi vazhdoi:
– Posi… U bâ Shqipnija. Dalin të marrët e vikasin: Rrnoftë Shqipnija! Ti, i mêçëm, përgjegjë tue bërtitë në kupë të qiellës: rrnoftë, po! E shpejt me porosité flàmujt. Na shkyeju: rrnoftë! E ti shit, bân pare tue tregtue mbi ndiesit tona. Lojë e bukur, por s’të ka dalë…
Gaspër Tragaçi lëshoi shtîzën e u avit kërcnueshëm kah djali. Flàmuri ra për tokë. Hilushi s’luejti vendit. Shikonte syt e ftoftë qi lëshojshin shkëndija idhnimi. Tregtari u ndal para tij.
– Mos me kênë hatri i miksis së moçme qi kam me shtëpinë tande, dij un…
I riu ia priti:
– Për hatër t’asaj miksije tash qes bejta me t’u shitë flàmujt.
Me zâ qi dridhej prej pezmit, tjetri ia këthei:
– Po, zati[45] ti s’din veç me qitë bejta. Jetô me pralla, bjeru mbas andrrave. Më vjen keq për gjind të tuej se tash i qet në rrugë të madhe, më shka shof un. Hajt, hajt, qit bejta e dueje Shqipnin: bejtat e Shqipnija kanë me të qitë në dritë…
U afrue edhe mâ tepër e pëshpëriti si në nji fîshkullimë:
– U shitne a s’u shitne flàmujt, qëndroi a s’qëndroi Shqipnija, un kam mjaft, shyqyr, me jetue: a more vesht? E, tash, jashtë…
– Kadalë… ia priti djaloshi me t’egër e syt i vetuen: – dal vetë, s’âsht nevoja me më qitë jashtë ti. Por edhe nji fjalë due me ta thânë e të lutem vire në vesh si at këshill qi më dhae pâr[46] në dugâjë. Ti thue se jeton, por rrêhesh. Ti je shlye prej numrit të të gjallve qyshse je ndry në kët dugâjë mbushë me mall. Ky âsht vorri i yt. E sa për Shqipni, po të siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos bân marak[47] se edhe flàrnujt kanë me t’u shitë krejt. Por rueje shpirtin tand mos t’ia shitish dreqit.
E Hilush Vilza doli, lehtësue në zêmër nga ai shfrim, me thithë ajr të kulluet n’udhë sepse era e asaj dugâje i mirrte frymën.
/Telegrafi/
_________
[1] Vendonte: vendoste.
[2] Ashkës: qepallës; këtu: bebza e syrit.
[3] Arenzi: arène; çelik.
[4] Vërevërtè: vërtetë.
[5] Lëvitte: lëvizte, lëvrinte.
[6] Kolet: it. colleta’, jakë.
[7] Dugâjës: dyqanit. Koliqi përdor në vende të tjera: Tregtizë për dugâjë, dyqan. Shih tregimin “Vena shtatë vjeçe”.
[8] Gjithnduer: gjithfarë, lloj lloj.
[9] Ç’prej: që nga.
[10] Flîje: flijim, sakrificë.
[11] Ç’mos kushi: si askërkush.
[12] Mbarshtronte: zhvillonte, rriste.
[13] Dever: këtu, me thasë, sa një ngarkesë kali.
[14] I vrashëm: i vrazhdë.
[15] Abnormale: jonormale.
[16] Roja: kursimi.
[17] Thimthin shpotar: thumbi shpotitës.
[18] Paramune: të qëndrueshme.
[19] Kùt: njësi mase prej 80 centimetra. Këtu me kuptimin figurativ: me kut, me pash.
[20] Njehej: numërohej, llogaritej.
[21] Praksiteli: skulptor i famshëm në Greqinë antike.
[22] Vokama: vukama; fama.
[23] Shêjtnoren: tempullin.
[24] Me i bré zêmra: nisi të pendohet.
[25] Të palandët: abstrakte.
[26] Kujtova mâ: kujtova se tani.
[27] Drue: druhem, kam frikë se.
[28] Tash kapërcen: do t’i kapërcejë.
[29] Kashûj: arka të mëdha. Këtw. sëndukë.
[30] Çmeritun: i fantaksur, i tmerruar.
[31] Zdatkat: mure ndarës dërrase.
[32] Pilue: njëra mbi tjetrën.
[33] Të vrikshëm: të shpejtë, rrëmbimthi.
[34] Shqimit: fare, krejt.
[35] Rasa: çasti.
[36] Kumbore: të bujshme.
[37] Lari: dafina.
[38] Uzdajë: shpresë.
[39] Shortin: magjinë.
[40] Gjinikue: lind, përftoj.
[41] Rrëmakët: të majtë.
[42] Zgërdhuci: zgurdulloi.
[43] Ke dalë mêç: dole mendësh, luajte nga trutë.
[44] Hâni: jepini.
[45] Zati: zaten, tamam, vërtet.
[46] Pâr: më përpara.
[47] Mos bân marak: mos u druaj, mos ki frikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar

Shfaqje për tmerret e luftës në Kosovë: “Unë nuk jam një armë lufte”

NË MUNDSH

MERI MORISON

Pavilioni i Japonisë merr Luanin e Artë në Venecia
Izraeli, Gaza dhe debati i tensionuar mbi luftën dhe viktimat e saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi

Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq

Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë