LAJMI I FUNDIT:

Tregoi si përfundon filmi, rrahet keq nga disa persona që po prisnin të blinin bileta për kinema (Foto)

Tregoi si përfundon filmi, rrahet keq nga disa persona që po prisnin të blinin bileta për kinema (Foto)

Me të shikuar filmin në një kinema në Hong Kong të Kinës, një burrë ka dalë jashtë dhe ka treguar me zë se si përfundon ky film i ri.

Raportohet se ai e kishte përcjellë të shumëpriturin ‘Avengers: Endgame’ dhe pastaj zbuloi befasinë, para disa personave që po prisnin të blinin biletat, transmeton Telegrafi.


Imazhi që është shpërndarë, e tregon një të ri të ulur në dyshemenë e kinemasë, ndërsa anash ka shumë stërpika të gjakut. Atë e ka kontrolluar një mjek, i cili tha se i ka marrë lëndime të lehta në të gjithë trupin.

I lënduari në dyshemenë e kinemasë

Reagimi i të pranishmëve ndaj tij, është diskutuar gjatë në rrjetet sociale, ku është kërkuar që të mos tregohet për përfundimet e filmave, sepse humbet befasia e pritshme. /Telegrafi/