LAJMI I FUNDIT:

Treg vlerash apo antivlerash

Duke parë lëvizjet dhe qarkullimin të cilin po e bëjnë partitë politike duke transferuar njerëz nganjëherë edhe pa kurrfarë kriteri , duhet të konstatoj se spektri politik kosovar dhe subjektet tona politike jo vetëm që nuk janë në nivel dhe se nuk kanë ndonjë profilizim dhe program të qartë, por i mungon edhe ajo çka është elementare e që është etika njerëzore dhe intelektuale, gjë të cilën ishte dashur ta kenë si bazë të programeve partiake dhe individuale.

Siç keni mundur ta vëreni të gjithë se kur bëhet fjalë për përfitime personale, fatkeqësisht që të gjithë interesat tjera dhe ‘”Parimet” i shtyjmë në rënd të dytë. Ne jemi dëshmitarë të shumë deklaratave, të shumë përfaqësuesve të partive të ndryshme politike për gjoja profilizim të qartë te subjekteve të caktuara . Po ashtu janë të freskëta edhe deklarimet individuale të disa nga deputetët dhe figurat politike dhe individ të tjerë të shoqërisë civile, për qëndrimet e tyre dhe animet të qendrës, apo djathtas apo majtas.


Në momentin kur u vërejt një garë e pa kontrolluar dhe e pa kompromis për pushtet, të gjitha këto parime dhe deklarime si individuale ashtu edhe kolektive u thjeshtëzuan në atë masë sa që nuk flitet më për ideologji dhe programe politike fare. Gjatë kësaj kohe ka mjaftuar që të grumbullohet një grup njerëzish dhe të prezantojnë në media si grup i organizuar dhe mundësisht ta kritikosh njërën nga subjektet e etabluara politike dhe automatikisht të kesh dyert e hapura të futesh në koalicion parazgjedhor me rivalin e subjektit të kritikuar. Ne kemi qenë dëshmitar të koalicioneve fiktive me disa parti të vogla të cilat nuk posedojnë me asnjë strukturë partiake dhe as nuk kanë kuvende të mbajtura me vite dhe kanë arritur të lidhin koalicione me partitë e mëdha.

Pastaj kemi edhe shembull kur një parti e vogël politike bën koalicion me dy parti të mëdha dhe me ideologji diametralisht të kundërta. Përpos që këto koalicione nuk munden me qenë të natyrshme në qoftë se janë të bëra me dy parti të cilat pretendojnë të jenë në profil të kundërt, këto madje janë edhe në kundërshtim me ligjin. Si është e mundur që një subjekt paralelisht të jetë prezent në dy lista , dhe si është e mundur që përfaqësues të një dege të ndonjë partie çfarëdo qoftë ajo të jenë në gjendje të nënshkruajnë kontratë koalicioni në emër të subjektit i cili përfaqësohet nga dikush tjetër dhe i cili ka marrë vendim bërjen e koalicionit me krejt dikë tjetër.

Të gjitha këto lëvizje të njerëzve të cilat ngjajnë në një treg “PROSTITUCIONI” duke shkelë mbi çfarëdo parimi , vlere, programi apo profili politik, në favor të interesave ekskluzivisht të ngushta për përfitime individuale. Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë se edhe pas këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk mund të priten përfaqësues të zgjedhur të denjë dhe të merituar të popullit të cilit fatkeqësisht po i servohen njerëz të cilët deshën apo nuk deshën duhet t’i zgjedhin.

Në trend

Më shumë
Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Premier League
Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

La Liga

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Magazina
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Kalo në kategori