LAJMI I FUNDIT:

Tre trendë të shëndetshëm me të cilët janë të preokupuar personalitetet e famshme

Tre trendë të shëndetshëm me të cilët janë të preokupuar personalitetet e famshme

Mund t’i aplikoni menjëherë dhe nuk kushtojnë asgjë

Oz Garcia ndan me ne tre trendet pas të cilave janë të fiksuar të famshmit, ata japin gjithçka për pamjen e bukur dhe shëndetin.


Nutricionisti me një përvojë tridhjetëvjeçare, Oz Garcia, i cili ka punuar me Gwyneth Paltrow dhe Heidi Klum, ka parë nga afër obsesionin e elitës me mirëqenien.

“Jemi të mbingarkuar me produkte, kura dhe protokolle, të cilat i kontribuojnë shëndetit. Çdo gjë është e tepërt”, ka thënë Garcia.

Aktualisht kujdeset për klientelën e tij me dieta moderne dhe suplemente të shtrenjta. Në vend të kësaj ai rekomandon tri mjete kryesore të cilat do t’i ndihmojnë të kenë përparësi për gjëra të rëndësishme: gjumin, dritën e diellit dhe stresin.

1. Ekspozohuni në rrezet e diellit të mëngjesit 20 minuta dhe përdorni syze për mbrojtje nga diell

“Besoni, më mirë do të flini natën kur në mëngjes u ekspozoheni rrezeve të diellit”, ka thënë ai. Për ata që jetojnë në zona të zymta, këshillon të blejnë syze të cilat mbrojnë nga ekspozimi në rreze të diellit. Terapinë me dritë e praktikon Mick Jagger, kanë raportuar disa shtëpi gazetare.

2. Tronditeni trupim me të ftohtin ekstrem dhe me të nxehtin ekstrem

Sportistët tashmë një kohë të gjatë përdorin banjën me akull dhe saunën në mënyrë që të rikuperojnë muskujt pas stërvitjeve intensive. Nutricionisti argumenton se kjo praktikë po bëhet e pashmangshme edhe mes të pasurve.

“Banja me akull mund t’ju zgjojë, të zvogëlojë inflamacionin në trupin tuaj dhe t’ju ndihmojë të ndiheni mirë”, thotë Garcia.

Një herë në javë, vetë Garcia lahet në banja akulli dhe herë pas here viziton banjat për një sauna të nxehtë.

3. Punoni në qëndrueshmërinë emocionale

Garcia thekson se shqetësimi më i madh i klientëve të tij është menaxhimi i stresit dhe rregullimi i humorit, depresionit, shqetësimit, produktivitetit dhe madje edhe socializimit.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit qëndrojnë më shumë minuta vetëm, ndërsa më pak me familjen e tyre.

“Së pari, gjithçka fillon me një gjumë të mirë. Më pas, unë rekomandoj klientët të blejnë teknologji që mat rrahjet e zemrës, aktivitetin e gjumit, temperaturën dhe kohën e kaluar në gjumë të thellë. Meditimi gjithashtu ndihmon në pastrimin e mendjes dhe përballimin e stresit”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori