Tre të burgosur i shpëtojnë jetën rojës që pësoi sulm në zemër – publikohen pamjet e ngjarjes në një burg në Georgia

Tre të burgosur nga Georgia janë lavdëruar dhe përshëndetur për shpëtimin e jetës së një gardiani i cili pësoi një sulm në zemër, jashtë dyerve të qelisë së tyre.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mitchell Smalls, Terry Loveless dhe Walter Whitehead u nxituan në ndihmë të Warren Hobbs kur ai ra pa vetëdije në tavolinën e tij në burgun e Qarkut Gwinnett.

Dhe Smalls fillimisht paralajmëroi pjesën tjetër të të burgosurve në emergjencë duke i rënë ziles së derës.
Ndërsa Loveless dhe Whitehead pastaj nxituan drejt Hobbs, pasi ai arriti të zhbllokojë në mënyrë elektronike derën e tyre të qelisë.
Ndërsa Hobbs, i cili është duke u rikuperuar në shtëpi, thotë se ai mund të kujtojë vetëm një tingull si bateritë dhe të dëgjojë njerëzit që thërrasin emrin e tij. /Telegrafi/



















































