LAJMI I FUNDIT:

Tre shqiptarë të vrarë në Athinë, zbulohet identiteti i viktimës së dytë

Tre shqiptarë të vrarë në Athinë, zbulohet identiteti i viktimës së dytë

Identiteti i viktimës së dytë nga sherri mes bandave një natë më parë në Athinë është zbuluar. Ai është Armando Yzeiraj.

Viktima e parë e identifikuar është Adil Tefa nga Korça, ndërsa pritet të mësohet edhe viktima e fundit.

Ngjarja  nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, disa persona të cilët  udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përplasën me drejtuesin e një motoçiklete, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua nga drejtuesi i mjetit “Mercedes” Adil Tefa, por gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ndërroi jetë  në spital.

Ishte i ati i drejtuesit të moçikletës,i cili  më pas ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me  armë duke lënë të vdekur në vend Adil Tefën, i cili është ‘koka’ e bandës në Athinë.


Ndërkohë një tjetër person që ndodhej në makinën tip “Mercedes” tentoi të largohej me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur.

Ndërkohë  një tjetër pas tij mundi të dalë nga automjeti dhe nën kërcënimin  e armës grabiti një makinë të markës tip “Toyota”.  Menjëherë  sapo mbërriti në vendngjarje policia nisi të kërkojë “Toyotën” dhe e gjeti atë jashtë një bari në lagjen “Ajos Anargjiros”.

Policia i bëri thirrje të dorëzohet të riut por ai hapi zjarr duke plagosur dy policë.  Prej përleshjes së armatosur mbeti i  vrarë vetë autori.

Ndërsa dy efektivët e policisë që u plagosën po trajtohen jashtë rrezikut në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak të Athinës.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe kaos në dy vendet e përleshjeve të armatosura dhe shumë video e foto po qarkullojnë në mediat sociale.

Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në “Ajo Anargjirus”.

Organet përkatëse vlerësojnë se bëhet fjalë për përplasje personash të botës së krimit me qëllim larje hesapesh mes tyre.

Ndërkohë policia ka arrestuar një grua që ndodhej në makinë tip “Mercedes”, ndërsa po mban në monitorim personin e përplasur nga makina dhe ka shpallur në kërkim të paktën katër persona të tjerë,të gjithë shtetas shqiptarë, raporton tch.

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
​Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

​Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

Lajme
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori