Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Mrasor në rrugën Gjakovë - Klinë, ku tre persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës.


"Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar.

Si pasojë e aksidentit, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor./Telegrafi/