Tre në paraburgim, tre në arrest shtëpiak

“Mentor Beqiri, Albert Beqiri dhe Halil Hasani janë paraburgosur për një muaj. Tre të dyshuarve të tjerë, Enver Tahirit, Jahë Osmanit dhe Vesat Imerit iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj. Masa për të gjithë të dyshuarit do të skadojë më 29 qershor 2012”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.
Të gjashtë të dyshuarit akuzohen për krim të organizuar, shmangie të tatimit, shmangie të falsifikuar të taksës doganore të importit dhe të akcizës dhe për pastrim parash. Ata dyshohen se kanë marrë pjesë në kontrabandë me karburante në mbarë Kosovën.
Gjatë operacionit që u zhvillua më 29 maj 2012 u konfiskuan shumë gjëra, përfshirë vetura luksoze, thuhet në njoftim.
Ky rast mbetet nën hetime që do të kryhen nga prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe nga policia dhe dogana e EULEX-it. /Telegrafi/







































