LAJMI I FUNDIT:

Tre kryediplomatët shqiptarë me urim të përbashkët për 28 Nëntorin

Tre kryediplomatët shqiptarë me urim të përbashkët për 28 Nëntorin

Mëngjesin e sotëm ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilloi një takim tripalësh me homologun e Shqipërisë, Gent Cakaj dhe homologun shqiptar nga Maqedonia e Veriut Bujar Osmani.

“Në ditën e shënuar të festës kombëtare të shqiptarëve dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ky takim virtual është simbol i forcimit të rolit të vendeve dhe popullit tonë në rajon. U diskutua për thellim të marrëdhënieve dhe projekteve të përbashkëta midis të tre shteteve, si pararojë e vërtetë e integrimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë”, ka thënë ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla.

Të tre kryediplomatët u dakordësuan për të vazhduar iniciativën trepalëshe me takimin së shpejti në Prishtinë, për të lartësuar interesat e përbashkëta të shteteve e popujve tanë dhe rikonfirmuar vlerat e përkatësinë tonë Euro-Atlantike, thuhet në njoftimin e MPJ. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori