LAJMI I FUNDIT:

Tre kompani do të ndërtojnë digat e lumit Shkumbin në Tetovë

Tre kompani do të ndërtojnë digat e lumit Shkumbin në Tetovë

Ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi sot informoi se janë zgjedhur dy kompani të cilat do të punojnë në rikonstruimin e tre digave të lumit Shkumbin, në pastrimin e deponive të egra në fshatin Shipkovicë dhe në realizimin e punimeve përgatitore për instalim të stacioneve hidrologjike në rajonin e Pollogut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas zbatimit të tërësishëm të procedurës për furnizim, dje u nënshkruajtën marrëveshjet me kompanitë dhe gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të fillojnë punimet në terren. Në pajtueshmëri me marrëveshjet, punimet rreth pastrimit të deponive të egra në fshatin Shipkocivë, si dhe punimet përgatitore për instalim të stacioneve hidrologjike, në tërësi duhet të përfundohen deri në fund të vitit, ndërsa afati për komplemtim të rikonstruimit të tre digave të lumit Shkumbin është fundi i marsit të vitit të ardhshëm”, tha për Tv21, Elezi.


Me këtë, siç tha, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në bashkëpunim me UNDP-në, do ta rrumbullakësojë fazën e parë nga sanimi i arsyeve dhe ulje të rreziqeve nga përmbytje në rajonin planor të Pollogut.

Dimitrija Sekovski nga UNDP-ja informoi se në lumin Shkumbin në Tetovë ekziston sistem nga gardhe, diga të cilat janë të betonuara dhe me grila, të cilat e kanë mbrojtur dhe e mbrojnë qytetin nga përmbytjet e rrëmbyeshme të cilat me vete sjellin shtresa të mëdha.

“Për fat të keq gjatë përmbytjeve të fundit që ishin në gusht të vitit 2015, tre nga gjithsej gjashtë gardhe janë dëmtuar seriozisht, që do të thotë se qyteti i Tetovës është i ekspozuar në rrezik nga përmbytje dhe nga lloje të tjera të dëmeve, gurë të mëdhenj.”, tha Sekovski.

Shtoi se gardhet që janë në gjendje më të mirë do t’i përforcojnë, rikonstruojnë dhe do të bëjnë intervenime ndërtimore me qëllim që të vendosen në funksion dhe ta mbrojnë Tetovën deri në momentin kur do të vendoset sërish gjithë sistemi për mbrojtje të qytetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori